Flash

48 orë nën mbikëqyrje përmes dronit, të pathënat e arrestimit të Ylli Zallës

Lapsi.al 17 August 2026

Një grup operacional i Policisë së Tiranës është përqendruar për 48 orë me radhë në kodrat e Fushë-Krujës, pikërisht në fshatin Zallë, me synimin e vetëm për lokalizimin dhe arrestimin e të fortit të zonës, Ylli Zalla.

Një nga njerëzit më të kërkuar për akuzën e mbajtjes së një arsenali të madh të armëve në banesë, Ylli Zalla, përgjatë këtyre 8 muajve, u kthye në një personazh sfidues për Policinë e Shtetit.

 
I rrethuar mirë mes shtëpive të fisit Zalla, në fshatin Zallë, shumë pranë Fabrikës së Çimentos, Ylli Zalla arriti t’i shpëtojë dy herë aksioneve të repartit Special RENEA.

Pas çdo aksioni të dështuar të policisë, Ylli Zalla shfaqej në media sociale si “Tik-Tok” dhe emisione televizive, duke akuzuar direkt shefin e krimeve të Komisariatit të Fushë-Krujës dhe shefin e Komisariatit se kanë dashur ta eliminojnë fizikisht.

Për më tepër, Zalla kalonte në akuza të rënda se Policia e Shtetit e kishte futur në konflikt gjakmarrjeje, duke e përfshirë në mënyrë të padrejtë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në RINAS, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljani alias Muçi Sheqeri.

Ky karshillëk që i shpalluri në kërkim Ylli Zalla i bënte Policisë së Shtetit, ka sjellë mobilizimin me kujdes të një skuadre operacionale, e cila përgjatë 48 orëve është vendosur në kodrat e fshatit Zallë të Fushë-Krujës, me qëllim lokalizimin e personit shumë të kërkuar, Ylli Zalla.

Zalla është lokalizuar shumë shpejt dhe gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm është mbajtur në mbikëqyrje nga ajri përmes një droni. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën ku qëndronte Ylli Zalla, kanë hyrë forcat e policisë RENEA.

Zalla është rrethuar, duke mos i lënë asnjë mundësi për t’u larguar. Ai është dorëzuar më pas, teksa shumë pranë tij RENEA sekuestroi një armë automatike kallashnikov me 3 karikatorë të ngjitur në trup.

 
Aktualisht ndaj Zallës është ngritur akuza e “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve”, “Armëve shpërthyese”, “Mbajtja dhe përdorim i simboleve të policisë” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./ Syri Tv

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI