Flash

Sistemi i Tatimeve në kolaps: Mijëra fatura pranohen, por nuk fiskalizohen

Lapsi.al 17 August 2026

Mijëra fatura të lëshuara nga bizneset dhe të pranuara nga sistemi, rezultojnë të pafiskualizuara. Pak ditë pas çmimit të parë botëror për sigurinë kibernetike, Shqipëria shënon një tjetër "arritje" të madhe dixhitale.

Këtë herë është sistemi elektronik i Tatimeve, i cili ndonëse pranon faturat e lëshuara nga bizneset, nuk i fiskalizon ato. Kjo e bën të pamundur shlyerjen e tyre nga bizneset pritëse.

Aktualisht sistemi i fiskalizimit po mbahet nga Albanian Digital Solution, kompania shtetërore e krijuar nga AKSHI. Kjo kompani, e cila do të ketë monopolin e tenderave në teknologjinë e informacionit është duke mirëmbajtur aktualisht të gjitha sistemet kompjuterike të shtetit, të cilave u kanë përfunduar kontratat me kompanitë private.

Që kur shpërtheu skandali AKSHI, qeveria shqiptare ka bllokuar praktikisht çdo tender për teknologjinë e informacionit. Kjo ka bërë që për sistemet e shumë institucioneve të përfundojnë kontratat, që ato kishin me kompanitë private. Rrjedhimisht mirëmbajtja e tyre është duke u bërë nga Albanian Digital Solution, por shumë sisteme shfaqin probleme.

Ai i fiskalizimit është ndoshta sistemi që prek më shumë qytetarë, pasi duke mos fiskalizuar faturat e bën të pamundur shlyerjen e tyre. Burime nga brenda kompanisë i thanë Kapitalit se ka një javë që sistemi nuk sinkronizohet duke sjellë probleme me fiskalizimin e faturave.

Sistemi i fiskalizimit është mirëmbajtur nga një kompani private e quajtur Primus Adriatic, e cila zotërohet nga kroatja Primus Adriatic. Pas përfundimit të kontratës, AKSHI hapi tenderin gjatë vitit të kaluar për mirëmbajtjen e sistemit për 4 vjeçarin e ardhshëm, por pas shpërthimit të dosjes së SPAK për AKSHI-n, tenderi u bllokua dhe nuk është realizuar ende edhe sot./Kapitali

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI