Flash

Cindy Crawford thyen heshtjen pas humbjes së të birit

Lapsi.al 19 October 2026

Cindy Crawford thyen heshtjen pas humbjes së të birit

Supermodelja e njohur Cindy Crawford ka reaguar për herë të parë publikisht pas vdekjes së djalit të saj, Presley Gerber, në moshën 27-vjeçare, duke ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Crawford, së bashku me bashkëshortin e saj, Rande Gerber, dhe vajzën Kaia Gerber, kujtuan të birin me një dedikim emocional, gati një muaj pas ndarjes së tij nga jeta, më 20 shtator.

“Jemi të shkatërruar nga dhimbja për humbjen e djalit dhe vëllait tonë të dashur”, shkruan familja në deklaratën e publikuar në Instagram.

“ Ndihemi jashtëzakonisht me fat që e patëm Presley-n në jetën tonë për 27 vite. Ai ishte një shpirt i ëmbël dhe i bukur, që deshi dhe u desh, dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, vijon mesazhi.

Familja shprehu gjithashtu krenarinë për mënyrën se si Presley e përballoi jetën, duke e përshkruar si një person që u dallua për mirësinë dhe sinqeritetin e tij.

“Jemi mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë nga njerëzit që e njohin dhe e duan familjen tonë, por edhe nga të panjohur që ndajnë dhimbjen tonë. Derisa të takohemi sërish, biri ynë i shtrenjtë. Të duam përgjithmonë”, përfundon dedikimi, i nënshkruar nga nëna, babai dhe motra e tij.


Në të njëjtën ditë, edhe motra e Presley-t, modelja dhe aktorja Kaia Gerber, ndau një dedikim emocional, ku kujtoi lidhjen e veçantë që kishte me të vëllanë. Ajo publikoi fotografi dhe video nga fëmijëria e tyre, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij dhe vështirësinë për t'u përshtatur me jetën pa praninë e tij.

Kaia shkroi se po mëson të jetojë me dashurinë për të vëllanë, edhe pse nuk mund ta shohë më apo ta telefonojë si më parë. Ajo e përshkroi marrëdhënien me të si një nga pjesët më të rëndësishme të jetës së saj.


Presley Gerber, i cili kishte ndjekur gjurmët e së ëmës në botën e modelingut, ndërroi jetë më 20 shtator në një qendër rehabilitimi në Santa Monica të Kalifornisë. Sipas autoriteteve, rasti po hetohet si një mbidozë e mundshme, por shkaku zyrtar i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Presley kishte folur më parë publikisht për vështirësitë e tij me shëndetin mendor dhe varësinë nga substancat, duke ndarë përvojat personale me synimin për të ndihmuar njerëz të tjerë që përballen me sfida të ngjashme.

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI