Flash

Në kërkim prej 2025, momenti kur Ylli Zalla shoqërohet nga Policia

Lapsi.al 17 August 2026

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur këtë të hënë se është arrestuar në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë prej viti 2025 dhe konsiderohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas njoftimit, kapja e tij u realizua gjatë operacionit të koduar “Fundi i Arratisë”, i zhvilluar nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat e DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Lidhur me aksionin ka reaguar edhe vetë Ministri i Brendshëm, i cili ka përgëzuar publikisht strukturat e Policisë së Shtetit për profesionalizmin e treguar në terren. Ai ka theksuar se finalizimi me sukses i këtij operacioni tregon angazhimin e pandërprerë të policisë për vendosjen para drejtësisë të çdo personi të kërkuar që i shmanget ligjit. 

“Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”, thuhet në njoftim”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI