Flash

51 ditë rezistencë qytetare/ Protestuesit sërish në shesh: "Shqipëri e re!"

Lapsi.al 20 July 2026

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 51-të radhazi, duke vijuar një mobilizim që organizatorët e cilësojnë si më të gjatin e viteve të fundit. Edhe këtë mbrëmje, qytetarët pritet të mblidhen në qendër të Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Ashtu si çdo ditë, tubimi do të nisë në Sheshin "Skënderbej", për të vijuar me marshimin drejt Kryeministrisë, ku protestuesit mbajnë fjalime dhe më pas përshkojnë rrugët kryesore të kryeqytetit. Kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i klasës politike.

Edhe mbrëmjen e djeshme, në ditën e 50-të të protestës, qindra qytetarë iu bashkuan tubimit, duke marshuar nga Sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë. Gjatë protestës u dëgjuan thirrje si "Poshtë patronazhistët", "Edi Rama, jep dorëheqjen", "Parlament analfabet", "Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Shqipëri e re". Protestuesit kërkuan gjithashtu hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve që, sipas tyre, mbajnë përgjegjësi për korrupsionin në vend, ndërsa gjatë marshimit u dëgjuan edhe thirrje kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Prej më shumë se 50 ditësh, protesta zhvillohet çdo mbrëmje me të njëjtin itinerar dhe të njëjtën kërkesë. Organizatorët kanë bërë të qartë se nuk do të tërhiqen dhe se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, me në krye largimin e kryeministrit Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI