Flash

Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme në pjesë të vendit, për shkak të etheve afrikane të derrit

Lapsi.al 19 July 2026

Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë qarqe dhe 52 vendbanime në Serbi, duke nxitur autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në vendet e prekura, njoftuan autoritetet.

Për më tepër, në dy ditët e fundit është shfaqur edhe në Bezdan, në kufirin me Kroacinë, dhe në Rrethin Jugor të Baçkës në qytetet Zhabal dhe Gospodinci, tha të shtunën Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiq.

Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Rumë, Obrenovac, një pjesë të territorit të Sremska Mitrovicës dhe në Shabac.

Të dielën, gjatë një takimi emergjent në Obrenovac për shkak të shpërthimit të etheve afrikane të derrave, Glamoçiq paralajmëroi për asgjësimin gjithnjë e më të shpeshtë dhe të papërshtatshëm të kafshëve të ngordhura dhe theksoi se një sjellje e tillë përbën një kërcënim serioz për shëndetin e kafshëve, mjedisin dhe njerëzit.

"Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të ketë tolerancë për sjellje të papërgjegjshme. Çdo rast do t'u raportohet autoriteteve kompetente dhe do të sanksionohet në përputhje me ligjin", tha ai.
Glamoçiq, duke theksuar se bartësit kryesorë janë derrat e egër dhe njerëzit, theksoi gjithashtu se niveli rekord i ulët i ujit të Danubit lehtëson më tej përhapjen e sëmundjes, sepse derrat e egër mund ta kalojnë lumin në disa vende.

Që nga shpërthimi i virusit, rreth 28.000 derra janë vrarë ose kanë ngordhur, dhe disa pronarëve të fermave u është ndaluar mbarështimi për një muaj.

Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ushtrinë serbe, qeveritë lokale, kompanitë e shërbimeve publike dhe shërbimet veterinare, në mënyrë që të jenë në dispozicion të gjitha makineritë, personeli dhe mbështetja logjistike e nevojshme, tha Ministria serbe e Bujdesisë.

Glamoçiq theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e respektimit të rreptë të masave të biosigurisë, eutanazimit në kohë të kafshëve të infektuara dhe largimit të tyre të sigurt, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Ai shtoi se virusi është i pranishëm në më shumë se 70 vende të botës dhe në shumë vende evropiane, përfshirë vendet në afërsi të menjëhershme të Serbisë, prandaj është i nevojshëm zbatimi i vazhdueshëm i masave të biosigurisë.

Ministri u bëri thirrje qeverive lokale që të ndihmojnë familjet në sigurimin e dezinfektantëve aty ku është e nevojshme, por kujtoi se çdo familje është e detyruar të zbatojë dezinfektim të rregullt dhe masa të tjera mbrojtëse.

Kjo sëmundje u shfaq në Evropë në vitin 2007 dhe nuk është e rrezikshme për njerëzit, por në rastin e derrave është një sëmundje serioze me vdekshmëri pothuajse 100%.

Në Afrikë, ethet afrikane të derrave shfaqen te derrat e egër dhe kanë një pamje klinike të lehtë, ndërsa në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës, preken si derrat e egër ashtu edhe ata shtëpiakë./rel 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI