Flash

PD njofton mbledhjen e Grupit Parlamentar një orë para seancës së radhës plenare

Lapsi.al 19 July 2026

Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar një orë para seancës së radhës plenare, duke lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në Kuvend pas dy mungesave të fundit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bëri me dije se mbledhja do të zhvillohet të hënën, më 20 korrik, në orën 11:00 në selinë e partisë, ndërsa seanca plenare është parashikuar të nisë në orën 12:00.

“Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njoftoi Bardhi.

Opozita nuk mori pjesë në dy seancat e fundit parlamentare, çka solli debate edhe brenda radhëve të deputetëve demokratë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI