Flash

Debate të forta në seancë/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

Lapsi.al 19 July 2026

Seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj tri të dyshuarave në çështjen e mungesës së 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u shoqërua me debate të forta mes prokurorisë dhe mbrojtjes.

Sipas organit të akuzës, shuma monetare është tërhequr nga arka qendrore gjatë muajve prill dhe maj përmes veprimeve kontabël të kryera në kundërshtim me procedurat, pa u regjistruar si hyrje në degët e Shijakut dhe Krujës. Prokuroria ngriti dyshime edhe për përdorimin e mandatpagesave të falsifikuara, duke akuzuar ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, për përvetësimin e shumës.

Një nga elementët e paraqitur nga akuza ishte edhe frekuentimi i kazinove nga Mataj dhe bashkëshorti i saj. Sipas prokurorisë, ish-drejtoresha rezulton të ketë hyrë 340 herë në kazino, përfshirë edhe gjatë periudhës kur dyshohet se janë zhdukur fondet. Për këtë janë administruar edhe pamje filmike të hyrje-daljeve në dy kazino në Tiranë. Mbrojtja e konsideroi këtë provë si cenim të jetës private dhe argumentoi se frekuentimi i kazinove nuk ka lidhje me çështjen penale.

Avokatët e Matajt kërkuan një masë më të lehtë sigurie, duke theksuar se ajo është nënë e gjashtë fëmijëve dhe nuk paraqet rrezik për t’iu shmangur drejtësisë. Ata kundërshtuan gjithashtu pretendimin se ajo ishte larguar nga vendi për të shmangur hetimin, duke sqaruar se hyrja në Shqipëri ishte bërë nga Morina, pikë kufitare që nuk pasqyrohet në sistemin TIMS sipas marrëveshjeve me Kosovën.

Në mbrojtje u paraqitën edhe dokumente që, sipas avokatëve, provojnë se Mataj kishte sinjalizuar prej muajsh parregullsi në sektorin e financës, kishte kërkuar kontrolle dhe masa disiplinore ndaj punonjëseve përgjegjëse, si dhe kishte informuar vazhdimisht Drejtorinë e Përgjithshme të Postës.

Nga ana tjetër, ish-shefja e financës Valbona Duni deklaroi se fondet janë marrë nga zyra e saj nga drejtoresha dhe nuk janë rikthyer, ndërsa arkëtarja Paola Dana mohoi të ketë përfituar para, duke deklaruar se çdo veprim në filial kryhej vetëm me urdhrin e drejtoreshës.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për Elisabeta Matajn, ndërsa ndaj Valbona Dunit dhe Paola Danës caktoi masën “arrest në shtëpi”.
Për ngjarjen janë depozituar tre kallëzime penale: një nga Posta Shqiptare ndaj të trijave, një nga Valbona Duni ndaj Elisabeta Matajt dhe një nga vetë Mataj ndaj Dunit dhe Danës. Prokuroria pritet t’i bashkojë ato në një procedim të vetëm hetimor.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI