Flash

Akuzohet se vrau me thikë një letonez, shqiptari del para gjykatës britanike

Lapsi.al 1 October 2026

Akuzohet se vrau me thikë një letonez, shqiptari del para

Një shqiptar, i cili kishte qëndruar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për 6 vjet, u largua fshehtas "me kamion" vetëm pak ditë pasi kishte goditur për vdekje më thikë në zemër një person. 

Në gjykatën e Kurorës në Maidstone u tha se Altin Shehu, një nga tre personat që tani po gjykohen për vrasjen e Vladimirs Perminovs në Gravesend verën e kaluar, kishte mbërritur ilegalisht në vitin 2019.

34-vjeçari kishte thënë në fillim të dëshmisë se kishte ardhur "për një jetë më të mirë", duke jetuar në qytet dhe duke punuar në ndërtim. Ai gjithashtu kishte konfirmuar se nuk kishte dënime penale as në Britani dhe as në atdheun e tij.

Megjithatë, pretendohet se natën e 12 gushtit të vitit të kaluar, Shehu, bashkëkombësi i tij shqiptar Shahin Bulica dhe e dashura e tij letoneze Erika Korsaka vepruan së bashku kur 33-vjeçari Perminovs u plagos për vdekje.

Akuzohet se vrau me thikë një letonez, shqiptari del para
Viktima

Prokuroria argumenton se Korsaka, nënë e dy fëmijëve ishte ajo që ishte konfliktuar fillimisht me kushëririn e ish-burrit të saj. Të armatosur me thika, Shehu dhe Bulica po prisnin në një rrugicë aty pranë. Pak minuta pasi Leonovs mbërriti me të dashurën e tij dhe mikun e tij, Perminovs, shpërtheu një grindje verbale e cila shpejt u përshkallëzua në dhunë.

Dyshohet se Korsaka sulmoi shoqen e tij letoneze, Bulica kërcënoi Leonovs me një teh ndërsa Shehu e goditi Perminovs me thikë. Por Shehu i tha gjykatës se thika i përkiste letonezit. Ai tha se kishte pasur frikë për jetën e tij dhe nuk mbante mend sa herë e kishte goditur me thikë Perminovs. Ai mohoi çdo qëllim për të vrarë ose për të shkaktuar dëm vërtet serioz. Shehu e përshkroi gjithashtu vendimin e tij për t'u larguar nga vendi si "një gabim të madh".

Akuzohet se vrau me thikë një letonez, shqiptari del para

Duke dhënë dëshmi gjatë dy ditëve dhe nëpërmjet një përkthyesi, ai shpjegoi se si u përfshi në sherr. “Pa asnjë arsye, ai ishte shumë agresiv ndaj meje, ndoshta sepse unë isha në mes duke u përpjekur t’i ndaja ato [gratë]”, tha Shehu. 

“Ai filloi të më godiste me grushte dhe vazhdoi të më godiste me grushte dhe këmbë, duke më shkelmuar. Ai vazhdoi të më godiste me grusht dhe pastaj pati një moment kur nxori një thikë nga beli dhe po vinte drejt meje. Ai po përpiqej të më godiste me thikë në stomak. 

Bëra disa hapa prapa. Ai arriti të më priste xhaketën, por nuk më goditi me thikë sepse u tërhoqa prapa. Vazhdova të zihesha me të. Pati një moment kur ia godita dorën - dorën me të cilën mbante thikën - dhe për fat të mirë arrita t'ia hiqja thikën nga dora" – tha Shehu. 

Akuzohet se vrau me thikë një letonez, shqiptari del para

"Isha i frikësuar për jetën time. Në fillim e godita dy herë në këmbë dhe i thashë të largohej", i tha ai gjykatës. "Ai po më sulmonte përsëri. Ai u kthye edhe më i fortë."

Pas incidentit, pamjet e kamerave të sigurisë fiksuan Shehun dhe Bulicën duke u larguar dhe duke fshehur përkatësisht një xhaketë dhe një bluzë me kapuç në disa shkurre aty pranë.

Akuzohet se vrau me thikë një letonez, shqiptari del para

Shehu u arrestua në Shqipëri në shkurt të këtij viti dhe më pas u ekstradua përsëri në Mbretërinë e Bashkuar në maj. Ai nuk e kundërshtoi ekstradimin dhe pranoi se e kuptonte që do të kthehej për t'u gjykuar në lidhje me vrasjen e supozuar. Në Aeroportin e Heathrow, pasi u prit nga oficerët e Policisë së Kentit, Shehu u tha atyre se kishte vepruar në vetëmbrojtje atë natë.

Akuzohet se vrau me thikë një letonez, shqiptari del para

Shehu, Bulica dhe Korsaka e mohojnë akuzën për vrasje si dhe veprën alternative të vrasjes nga pakujdesia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI