Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Autopsia zbulon detaje të reja për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar në Itali

Lapsi.al 1 August 2026

Raporti mjeko-ligjor ka zbardhur shkakun e vdekjes së 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i vrarë më 14 shkurt në Montecalvoli të Italisë. Ai humbi jetën pasi u godit nga një plumb në anën e djathtë të qafës. Sipas autopsisë, plumbi u qëllua nga një armë gjysmëautomatike “Beretta”, kalibër 6.75. Ai dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore dhe palcën në rruazat C2 dhe C3, duke shkaktuar paralizë të frymëmarrjes dhe hemorragji të brendshme. Muharremi u prek edhe nga një plumb tjetër në krahun e djathtë, por kjo plagë nuk ka ndikuar në vdekjen e tij.

I dyshuari kryesor për vrasjen është 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke. Ai ndodhet në burg që prej ditës së ngjarjes. Xyke u arrestua në Arezzo, teksa po largohej me familjen me një “Range Rover Evoque”, automjeti nga i cili dyshohet se u qëllua ndaj viktimës. Kevin Muharremi ndodhej në sediljen e pasagjerit të një “Fiat Doblò”, ku u gjet pa shenja jete. Në pjesën e përparme të automjetit u konstatuan të paktën gjashtë vrima plumbash. Sipas hetuesve, vrasja ishte kulmi i një konflikti të nisur disa orë më parë në një lokal në Capanne të Montopolit. Përplasja vijoi në parking dhe më pas përmes telefonit, deri në takimin fatal në bulevardin “della Repubblica”.

Nën hetim është edhe një 18-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në makinë me Xyken. Ai është aktualisht i lirë dhe ka dhënë versionin e tij para prokurorisë. Hetimet vijojnë për të rindërtuar plotësisht dinamikën dhe motivin e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI