Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Dy duar për një kokë, edhe Belinda Balluku u kujton policëve 2500 eurot shpërblim

Lapsi.al 19 October 2026

Dy duar për një kokë, edhe Belinda Balluku u kujton policëve

Disa muaj më parë, policët do të ishin duke i vënë prangat me urdhër të GJKKO-së, por meqënëse Edi Rama e ndali arrestimin e saj, Belinda Balluku po angazhohet për t'i nxitur policët të mbrojnë pushtetin me sa më shumë zell, ndaj u ka kujtuar paratë që do të marrin, njësoj sikur të ishin ca mercenarë fundërrina. 

Balluku e cila akuzohet për korrupsion me tenderat e rrugëve shpërndau një mesazh në rrjetet sociale drejtuar policëve ku shkruan: “2500 EURO për çdo efektiv të Policisë së Shtetit të angazhuar në këtë FRONT, si dhe rritje të konsiderueshme të pagave të Policisë së Shtetit duke nisur nga janari 2027”,

Fjalën “FRONT”, e ka shkruar me shkronja kapitale. Duket se për Ballukun dhe të tjerë që janë kapur me korrupsion, përballja me studentët dhe gjimnazistët që protestojnë kundër korrupsionit të Edi Ramës nuk konsiderohet më një operacion për ruajtjen e rendit publik, por një betejë për të shpëtuar kokën.

Mesazhet që vijnë nga Belinda Balluku për të luftuar në "front" konfirmojnë se pas dhunës policore ndaj të rinjve, të tërhequr zvarrë, të goditur me shkopinj gome dhe të keqtrajtuar gjatë ndalimeve janë Rama dhe njerëzit e tij të korruptuar, ata që e shohin protestën si një kërcënim të drejtpërdrejtë për zullumet e tyre, ndërsa policinë si një trupë mercenarësh që duhet motivuar me para për t'i mbrojtur nga revolta e të rinjve që u rrezikon pushtetin dhe bashkë me pushtetin, edhe lirinë e tyre personale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI