
Policia ka ndërhyrë brutalisht në protestën e studentëve ditën e sotme përpara Ministrisë së Arsimit.
Në drejtim të të rinjve është hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion masivisht.
Në hyrje të rrugës së Durrësit protestuesit kishin vendosur një barrikadë me kosh mbeturinash. Policia ka ndërhyrë më autobotet e ujit dhe forca të shumta për t’i shpërndarë të rinjtë.