Protesta studentore në Vlorë është shoqëruar me një tjetër incident, pas ndërhyrjes së forcave të policisë brenda ambienteve të Universitetit “Ismail Qemali”.
Një grup studentësh protestues kanë hyrë në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike, në vijim të revoltës studentore që prej disa ditësh është përhapur në vend.
Por ndërhyrja e policisë ka krijuar tensione, pasi efektivët kanë formuar një barrikadë për të penguar lëvizjen e studentëve, duke tentuar t’i nxjerrin ata jashtë ambienteve të fakultetit.
Prania e forcave të policisë brenda universitetit dhe përpjekja për të larguar studentët është nje veprim i paprecedentë, në një kohë kur protestat kundër qeverisë së Edi Ramës po vijojnë në disa qytete të vendit.