Flash

Avokati tregon arsyet e ndarjes me Metën: Nuk ka komplote

Lapsi.al 29 June 2026

Duket se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk beson më askënd. Ishte radha e avokatit Kujtim Cakrani për t’u ndarë nga ish-presidenti nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Mbrojtësi e përfaqësoi ish-presidentin nga 24 maji 2025 deri ditën kur bëri prapësimet në 24 qershor. Megjithatë ndarja e rrugës mes klientit dhe mbrojtësit u njoftua këtë të hënë.

Seanca që i ndau duke se ishte ajo e dy qëndrimeve klient-avokat për Ardian Shatkun, emri i të cilit u bë mollë sherri edhe mes dy ish-bashkëshortëve, Meta dhe Kryemadhi.

Kur Meta konsideroi se ishte viktimë e agjenturave greke dhe serbe, Kryemadhi i bëri thirrje të qetësohej sepse askush nuk kishte dëshmuar kundër tij. Këtë qëndrim e mbajti në mbyllje të seancës edhe avokati Cakrani, që përsërit se i qëndron mbrojtjes që ka bërë deri tani.

Por ndërsa autoritetet e burgjeve pranojnë në rrugë jozyrtare se Ilir Meta është takuar gjatë këtyre ditëve me avokatin Bujar Musta, Cakrani që është i dyti avokat i larguar prej Metës nga çështja i uron ish-klientit të marrë pafajësi.

"Duhet të kuptojmë diçka, unë nuk flas në bazë të emocioneve unë flas në bazë të provave dhe fakteve që ndodhen në dosje. Edhe pse duke njohur mirë me detaje dosjen unë nuk mund të flas për komplote që nuk ekzistojnë.

Nuk ka komplote, nuk ka dëshmi, nuk ka fakte, nuk ka asgjë dhe unë nuk besoj që nga pamja procedural nuk ka asnjë komplot ndaj ish-presidentit. 

Nuk e di, ka komplote të tjera, ka komplote politike, në menaxhimin e asaj situate para arrestimit e kështu me radhë. Nuk ka asnjë komplot ndaj tij nga pikëpamja procedurale, apo nga pikëpamja e dëshmitarëve apo provave që janë aty" - tha Cakrani.

Çështja e themelit në Gjykatën e Posaçme mbahet në datën 9 korrik dhe do të jetë radha e ish deputetes Monika Kryemadhi për të renditur kundërshtimet e saj ndaj hetimeve të SPAK. /Marrë nga TCH

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI