Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Bitri e Ndreca tradhëtojnë Deden, Egnatia bie me penallti ndaj Celjes: ja si vazhdon rruga e rrogozhinasve

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, u ndalën në raundin e dytë kualifikues, pasi u eliminuan nga sllovenët e Celjes vetëm pas goditjeve të penalltive

Lapsi.al 28 July 2026

Përfundon aventura e Egnatias në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u ndalën në raundin e dytë kualifikues, pasi u eliminuan nga sllovenët e Celjes vetëm pas goditjeve të penalltive, në një përballje dramatike që zgjati 120 minuta dhe u mbyll me rezultatin 2-2.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede e nisi mirë takimin dhe kaloi në epërsi falë një autogoli të Hrkës. Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe përmbysën rezultatin me dy gola të Mario Kvesic, i cili u shfaq vendimtar edhe nga pika e bardhë, pas penalltisë së shkaktuar nga Eneo Bitri.

Kur eliminimi dukej i pashmangshëm, Egnatia tregoi karakter dhe riktheu ekuilibrat në minutat e fundit. Një goditje spektakolare e Geralb Smajlit i dërgoi shifrat në 2-2, duke e çuar sfidën fillimisht në shtesë dhe më pas te penalltitë.

Në "ruletën" e 11-metërshave, fati nuk ishte në anën e kampionëve shqiptarë. Eneo Bitri gaboi i pari nga pika e bardhë, ndërsa edhe Ndreca nuk arriti të shënonte. Celje u tregua e saktë në ekzekutime dhe siguroi kualifikimin me rezultatin 4-1 në penallti.

Çfarë ndodh me Egnatian?

Megjithatë, eliminimi nga Champions League nuk i jep fund rrugëtimit evropian të Egnatias. Falë formatit të ri të garave të UEFA-s, kampionët shqiptarë do të vazhdojnë aventurën në raundin e tretë kualifikues të UEFA Europa League.

Kundërshtari i radhës do të jetë Shamrock Rovers, kampionia e Irlandës, e cila vjen në këtë fazë pasi u eliminua nga Ararat Armenia në Champions League. Përballja me irlandezët do të jetë një tjetër mundësi për Egnatian që të mbetet në garën për një vend në fazat e grupeve të kompeticioneve evropiane.

Edhe nëse nuk arrin të kalojë Shamrock Rovers, skuadra nga Rrogozhina nuk i humbet shpresat për Evropën. Si kampione e Shqipërisë, ajo ka tashmë të garantuar pjesëmarrjen në fazën "play-off" të UEFA Conference League, duke mbetur ende në garë për një kualifikim historik në fazën e grupeve.

CELJE 2-2 EGNATIA (3-3)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI