Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Carnevali, drejtori i ri i Juventus! 6 vite kaos, më shumë drejtues sesa trofe: ja sa kanë kushtuar

La Gazzetta dello Sport bën llogaritë për klubin bardhezi sa i përket parave të shpenzuara për drejtuesit në gjashtë vitet e fundit

Lapsi.al 12 June 2026

Tashmë është zyrtare: bordi drejtues i Juventus i ka besuar Giovanni Carnevali detyrën e dyfishtë të administratorit të deleguar dhe drejtorit të përgjithshëm të klubit, pasi pranoi dorëheqjen e francezit Damien Comolli (i cili do të marrë një dëmshpërblim largimi prej 850 mijë eurosh bruto, ndërsa klubi heq dorë nga kërkesa për kthimin e bonusit të firmës).

Carnevali, fjalët e para te bardhezinjtë

“Jam krenar dhe i nderuar që bëhem pjesë e këtij klubi të pasur me histori dhe identitet – theksoi Carnevali për kanalet zyrtare të klubit. – Falënderoj shoqërinë, aksionerin kryesor dhe John Elkann për besimin që më është dhënë. E përballem këtë sfidë të re me një ndjenjë të madhe përgjegjësie dhe me bindjen se, përmes angazhimit të përditshëm, është e mundur të ndërtohet një rrugëtim i qëndrueshëm rritjeje dhe një e ardhme suksesesh. Së bashku me të gjitha komponentët e klubit do të punojmë për ta bërë Juventusin gjithnjë e më protagonist në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke respektuar historinë e klubit dhe ambiciet e tifozëve bardhezi”.

Kaos totas, ndryshime pa rezultate

Më shumë administratorë të deleguar sesa trofe. Më shumë trajnerë dhe drejtorë sportivë sesa kampionë. Juventus po jeton një epokë të çuditshme, padyshim anormale nëse krahasohet me 129 vitet e historisë së tij. Pothuajse kurrë nuk kishte mbetur kaq gjatë pa fituar titullin kampion – gjashtë sezone janë një periudhë e jashtëzakonshme për shoqërinë bardhezi, ndërsa periudha më të këqija kanë qenë shumë të rralla – por ajo që bie edhe më shumë në sy është paqëndrueshmëria në drejtimin e klubit.

*Maurizio Arrivabene: në detyrë nga qershori 2021 deri në janar 2023, 2 milionë euro.

*Maurizio Scanavino: nga mesi i vitit 2023 deri në 2025, 2.6 milionë euro.

*Cristiano Giuntoli: 6 milionë euro në dy sezone.

*Damien Comolli: pothuajse 4 milionë euro për sezonin 2025-26.

Që nga viti 2020, kur Sarri i solli Torinos titullin e nëntë radhazi, drejtuesit kanë hipur dhe zbritur nga “vagoni” juventin sikur të ishte një metro: nga Arrivabene te Scanavino, nga Comolli te Carnevali; nga Paratici te Cherubini, nga Giuntoli te vetë Comolli (i cili ishte edhe përgjegjës i merkatos), deri te një drejtor sportiv i ri që pritet të vijë së shpejti. Njëri hynte dhe tjetri dilte, në çdo ndalesë, pas çdo dështimi. Dhe të gjitha këto revolucione sollën pas vetes ndryshime të vazhdueshme edhe në pankinë: Pirlo, Allegri, Motta, Tudor, Spalletti. Gjithçka ka ndryshuar, përveç rezultateve. Madje rezultatet me kalimin e kohës janë përkeqësuar.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI