Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Lapsi.al 4 August 2026

 

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim me cilësi eutrofike. Të paktën kështu rezulton sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Kjo do të thotë se ujërat paraqesin ngarkesë të lartë me lëndë ushqyese ose materiale organike, të cilat mund të ulin cilësinë e ujit dhe të përkeqësojnë kushtet për jetën ujore. Treguesit që çojnë në këtë vlerësim ndryshojnë nga njëra lagunë në tjetrën.

Në Lagunën e Karavastasë, raporti evidenton kërkesë të lartë kimike dhe biokimike për oksigjen, si edhe nivele të larta të nitrateve dhe fosforit total. Këta tregues e vendosin lagunën në kategorinë eutrofike dhe tregojnë një prani të shtuar të lëndëve që kërkojnë oksigjen për t’u shpërbërë.

Në Lagunën e Nartës, klasifikimi lidhet kryesisht me nevojën e lartë kimike dhe biokimike për oksigjen. Ndryshe nga Karavastaja, niveli i nitrateve rezulton brenda kufijve të përdorur në raport, ndërsa karboni organik total i klasifikon stacionet e monitorimit me cilësi “jo të mirë”. Vlerat e larta të kërkesës për oksigjen bëjnë që laguna të vlerësohet në përfundim si eutrofike.

Në Butrint, pjesa më e madhe e treguesve paraqet një gjendje më të moderuar. Transparenca e ujit dhe nevoja kimike e biokimike për oksigjen klasifikohen në nivel mezotrofik, ndërsa nitratet në nivel oligotrofik. Problemi kryesor është fosfori total, vlera e të cilit e çon lagunën në klasifikimin eutrofik. Raporti shënon gjithashtu një përkeqësim krahasuar me vitin 2024, kur Butrinti ishte vlerësuar me cilësi mezotrofike.

Monitorimi i vitit 2025 përfshiu matje të transparencës së ujit, nevojës kimike dhe biokimike për oksigjen, nitrateve, fosforit total dhe karbonit organik. Rezultatet ndryshojnë sipas stacioneve dhe thellësive ku janë marrë mostrat. Lagunat janë të rëndësishme sepse shërbejnë si zona ushqimi, shumimi dhe strehimi për peshqit, shpendët ujorë dhe shumë specie të tjera. Ato mbajnë hallka të rëndësishme të zinxhirit ushqimor, nga organizmat e vegjël dhe bimësia ujore deri te peshqit dhe shpendët grabitqarë. Kur cilësia e ujit përkeqësohet, ndikimi mund të përhapet në të gjithë këtë zinxhir dhe të ulë biodiversitetin. /Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI