Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Çmimet e shtrenjta, ngadalësohet ritmi i kursimeve te familjet shqiptare

Lapsi.al 27 July 2026

Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ekonomia shqiptare po hyn në një fazë ku familjet dhe sektorët e tjerë po shpenzojnë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave të tyre në vend që t’i kursejnë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se kursimi bruto arriti në 536 miliardë lekë në vitin 2025, nga 517 miliardë lekë një vit më parë, një rritje prej vetëm 3.6%. Në vitin 2024 ky ndryshim ishte 10.5%.

Edhe pse kursimet kanë arritur nivelin më të lartë historik, ritmi i zgjerimit është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.

Në vitin 2021, kursimi bruto ishte rreth 344 miliardë lekë. Ai kapi nivelin e 406 miliardë lekëve në 2022 me një rritje vjetore prej 18 për qind. Kursimet bruto në ekonomi u rriten me ritme dyshifrore pas pandemisë po kjo tendencë ndryshoi në 2025, pasi zgjerimi ishte shumë modest.

Ky frenim i kursimeve erdhi në një kohë kur të ardhurat e disponueshme të familjeve vijuan zgjerimin dhe pagat shënuan një tjetër vit me rritje të fortë.

Të dhënat tregojnë se familjet nuk po i kanalizojnë të ardhurat shtesë në kursime, por po i përdorin gjithnjë e më shumë për konsum. Ky zhvillim shpjegon edhe rritjen e vazhdueshme të konsumit privat, i cili mbetet motori kryesor i ekonomisë shqiptare. Gjithashtu kostot e jetesës janë rritur dukshëm nga çmimet më të larta në të gjitha grupet e konsumit dhe sidomos disa shërbimeve si qiraja dhe shërbimet arsimore, të cilat po gërryejnë aftësinë e shtresës së mesme për të kursyer.

Nga këndvështrimi makroekonomik, një nivel më i lartë konsumi mbështet rritjen ekonomike në afat të shkurtër, pasi nxit kërkesën për mallra dhe shërbime. Por ritmi më i ngadaltë i kursimeve mund të kufizojë në të ardhmen burimet e brendshme për investime dhe të rrisë varësinë nga financimi i jashtëm.

Teksa familjet ndihen më të sigurta për të konsumuar, ndërsa bizneset përballen me fitime më të ulëta dhe kosto më të larta, duke çuar në një kombinim që mund të ndryshojë modelin e rritjes ekonomike në vitet e ardhshme./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI