Flash

Del në qarkullim dollari amerikan me fytyrën e Donald Trump

Lapsi.al 2 September 2026

Ka dalë në shitje monedha përkujtimore prej 1 dollari që prezantohet me imazhin e Donald Trump. Ajo është prerë si pjesë e festimeve për 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara.

Të interesuarit mund t'i blejnë monedhat në pako prej 25 ose 100 copësh, të cilat kushtojnë përkatësisht 61 dhe 154 dollarë.

Në njërën anë, monedha paraqet një shqiponjë, simbolin e Shteteve të Bashkuara. Në anën tjetër, është paraqitur portreti i Trump, një imazh që të kujton fort portretin e tij zyrtar, i cili është frymëzuar nga një foto e bërë nga policia si pjesë e hetimeve të nisura në Georgia për akuzat që lidhen me ndërhyrjen e tij të dyshuar në zgjedhjet e vitit 2020.

“Teksa i afrohemi 250-vjetorit (të pavarësisë), ne po projektojmë monedha që simbolizojnë frymën e vendit tonë dhe demokracinë tonë”, tha Thesari i SHBA-së Brandon Rich. “Nuk ka portret më ikonik për këto monedha sesa ai i Presidentit Donald Trump”, shtoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI