Flash

Dënohet me burg grupi i shqiptarëve të trafikut të drogës në Britani

Lapsi.al 4 September 2026

Pronari shqiptar i një bistroje familjare, i cili ishte në qendër të një operacioni për trafik kokaine nëpërmjet WhatsApp, së bashku me djalin dhe vëllain e tij janë dënuar me burg nga gjykata britanike.

Rezart Balesi, 44 vjeç, u përshkrua si “figura e lartë” në operacionin e organizuar nga policia dhe u dënua me 7 vjet e 6 muaj burg. Djali i tij Joshua, 22 vjeç dhe vëllai i tij Refaili, 39 vjeç, u burgosën gjithashtu.

Gjyqtarja e Kurorës në Manchester, Sarah Johnston tha se trafiku i paligjshëm ishte një "ndërmarrje tregtare dhe fitimprurëse", me mesazhe që sugjeronin se grupi mund të fitonte 9,000 paund në një natë të vetme, shkryuan Daily Mail.

Balesi përdorte lokalin e tij “Village Bistro” në Bury si qendër për shpërndarjen. Djali dhe vëllai i tij kontrollonin një “linjë marrëveshjesh” me telefon celular, duke marrë porosi për kokainë. Më pas ata angazhonin shpërndarës të besuar. Gjykatësja Johnston tha për Rezartin: “U përpoqe të mos i ndotje duart, por ishe i përgatitur ta bëje.” 

Ajo gjithashtu e kritikoi atë për përfshirjen e të birit, atëherë 18-vjeçar, në trafiqe, duke i thënë se kjo “duhet të jetë për turpin tënd të përjetshëm”. 

Vëllai i tij Refail Balesi u dënua me 5 vjet e 3 muaj burg, ndërsa Joshua u dënua me 4 vjet. Shpërndarësit Fatos Vrenezi, 53 vjeç dhe Lorenzo Canovi, 48 vjeç, u burgosën përkatësisht me nga 4 vjet. 

Immanuel Lumaj, 30 vjeç, u burgos për 3 vjet e 9 muaj, ndërsa Fjoraldo Lukaj, 31 vjeç, mori 3 vjet e 6 muaj dhe do të përballet me deportim. Antonino Precaj, 33 vjeç, u burgos për 2 vjet e 3 muaj për rolin e tij në t kultivimin e kanabisit ku përfshihej edhe Joshua.

Trafiku i drogës zgjati nga maji 2024 deri në mars 2026. 

Prokurorët thanë se shkalla e vërtetë ishte e vështirë të përcaktohej, por provat treguan dhjetëra marrëveshje kokaine që zhvilloheshin në disa ditë, me një ekspert që vlerësoi se rreth 790 g kokainë u furnizua gjatë një periudhe 3-mujore.

Gjykata dëgjoi gjithashtu se kishte mesazhe për blerjes të kokainës me shumicë për 36,000 £. Gjykatësi Johnston tha se operacioni nuk ishte “shtypës, por kolegjial” dhe se ata që ishin të përfshirë kishin zgjedhur me dëshirë të përfitonin nga “mjerimi” i shkaktuar nga droga. ©LAPsi.al

Të këshilluara

Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

20:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI