Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dokumenti që nxjerr bllof Valon Ademin/ Hoqi dorë nga 40% e aeroportit, pastaj pretendoi 47% të MABCO-s

Lapsi.al 7 October 2026

Dokumenti që nxjerr bllof Valon Ademin/ Hoqi dorë nga 40% e

Një dokument i ri që lidhet me Valon Ademin, biznesmenin nga Kosova që pretendon se ka 49% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës hedh dritë mbi një nga pikëpyetjet më të mëdha të betejës për koncensionin dhe nxjerr në pah një kontradiktë të fortë në qëndrimin e tij.  

Nga ky dokument rezulton se përpara se të pretendonte 47% të aksioneve të MABCO-s, ai kishte hequr dorë shprehimisht nga mundësia për të blerë 40% të aksioneve të YDA-së në të njëjtën kompani.

Dokumenti konfirmon se Ademi hoqi dorë në mënyrë të parevokueshme nga ushtrimi i opsionit për blerjen e kuotave të kompanisë turke, YDA në “Vlora International Airport” siç tregohet më poshtë:

Dokumenti që nxjerr bllof Valon Ademin/ Hoqi dorë nga 40% e

Dokumenti që nxjerr bllof Valon Ademin/ Hoqi dorë nga 40% e

Pas kësaj deklarate të firmosur nga vetë biznesmeni, nuk kuptohet se pse Valon Ademi, që nuk i donte 40% të aeroportit kur ia ofronte mekanizmi ekzistues, u shfaq më vonë si pronar i pretenduar i 47% të aksioneve të MABCO-s?

Në fakt, pas largimit të turqve të YDA-së, ishte MABCO që mori 98% të kompanisë Vlora International Airport dhe mbi të ra pesha kryesore e financimit të projektit. Aeroporti ndërkohë mori formë, u ndërtua terminali dhe projekti fitoi një vlerë krejt tjetër nga ajo që kishte në momentin e largimit të kompanisë turke.

Vetëm se në prill të vitit 2025, pasi MABCO kishte siguruar financimin dhe kishte lënë kolateral pronat e saj, Valon Ademi u shfaq me pretendimin se kishte fituar 47% të kuotave të MABCO-s, duke kaluar nga 2% në 49% të aksioneve. Pikërisht ky transferim është në zemër të konfliktit që shpërtheu më pas për kontrollin e aeroportit.

Por dokumenti që publikohet sot paraqet një kontradiktë gjithnjë e më të vështirë për t’u shpjeguar si rastësi. Shpjegimi i kësaj situate mund të shkojë më tej. Mund të shpjegojë se ku nisi realisht operacioni që përfundoi me MABCO-n jashtë kontrollit të Aeroportit të Vlorës dhe me shtetin shqiptar përballë saj në arbitrazh ndërkombëtar.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI