Flash

Zgjedhjet në Serbi, Policia e Kosovës ndalon tubimin elektoral të Listës Serbe

Lapsi.al 7 October 2026

Zgjedhjet në Serbi, Policia e Kosovës ndalon tubimin elektoral të

Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në këtë tubim kishte pasur edhe zyrtarë të Listës Serbe, të cilëve u kishte kërkuar të shpërndahen.

Ai tha se ky aksion është ndërmarrë me urdhër të eprorëve për të mos lejuar mbajtjen e tubimeve parazgjedhore për zgjedhjet në Serbi, që mbahen më 25 tetor.

“[Zyrtarët e Listës Serbe] na thanë se bëhej fjalë për një lloj edukimi, por ata u larguan nga ambientet. Ne kishim informacion se po zhvillohej një tubim parazgjedhor. Nuk do të lejohen tubimet parazgjedhore për Serbinë në Kosovë”, tha Elshani.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e që gëzon mbështetjen e pushtetit aktual në Beograd, deri tani nuk është deklaruar lidhur me pretendimet e policisë. Kjo parti, ndërkaq, ka mbështetur listën “Srbija Ujedinjena” [Serbia e Bashkuar] të Aleksandar Vuçiqit për zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Më herët, në fund të shtatorit, në faqen në Facebook “Studenti pobeđuju - Kosovsko Pomoravlje” [Studentët fitojnë - Kosova Lindore] ishte bërë e ditur se një grup i pavarur studentësh nga Universiteti në Mitrovicën e Veriut i kishte kërkuar Policisë së Kosovës leje për mbajtjen e tubimeve parazgjedhore në disa zona ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb: Ranillug, Shillovë, Kllokot, Shtërpcë, Graçanicë, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, Lëvizja Studentore, e cila konsiderohet si kundërshtari kryesor i Partisë Përparimtare Serbe, i ka thënë të përjavshmes Vreme se është duke punuar për gjetjen e mënyrës për zhvillimin e fushatës parazgjedhore në Kosovë. Sipas deklaratës së kësaj Lëvizjeje, autoritetet e Kosovës “nuk e konsiderojnë Kosovën pjesë integrale të Serbisë” dhe kjo mund ta vështirësojë veprimtarinë politike ose ta rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve në fushatë.

Ndërkaq, përfaqësuesit politikë opozitarë të serbëve në Kosovë i kanë dhënë mbështetje listës së Lëvizjes Studentore “Studenti pobeđuju” [Studentët fitojnë]. Mbështetje u ka dhënë edhe politikani Nenad Rashiq, i cili është edhe ministër në qeverinë e drejtuar nga kryeminstri Albin Kurti.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë, më 5 tetor, mori vendim që votuesit nga Kosova të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në qytetet kufitare në territorin e Serbisë: Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin. Në të njëjtën mënyrë, serbët nga Kosova votuan edhe në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë në vitin 2023, pasi Qeveria e Kosovës nuk lejoi hapjen e vendvotimeve në Kosovë.

Serbët nga Kosova kanë të drejtë për shtetësi të dyfishtë dhe, rrjedhimisht, mund të votojnë edhe në zgjedhjet që organizon Serbia, por për hapjen e vendvotimeve në Kosovë, Prishtina kërkon një kërkesë zyrtare nga Beogradi, në vend që ndërmjetësimin ta bëjë OSBE-ja (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë). Serbia, nga ana tjetër, e ka refuzuar një gjë të tillë me arsyetimin se në këtë mënyrë pranohet pavarësia e Kosovës./REL

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI