Flash

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Lapsi.al 2 October 2026

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Elbasanit, konkretisht në fshatin Galush të Peqinit dhe në zonën pyjore të Gjinarit. Strukturat zjarrfikëse dhe shërbimet mbështetëse janë angazhuar në terren për monitorimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. Sipas informacionit zyrtar të Zyrës së Emergjencave Civile pranë Prefekturës së qarkut Elbasan, në Galush, Njësia Administrative Përparim, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me ullishte, shkurre dhe bimësi të ulët. Efektivët e MZSH Peqin kanë qëndruar gjatë gjithë natës në terren, ndërsa kanë krijuar edhe një brez sigurie për mbrojtjen e banesave.

Vatrat vijojnë të jenë aktive në disa pjesë të zonës, por autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat apo objektet e tjera. Në terren janë angazhuar një mjet zjarrfikës dhe 9 efektivë të MZSH Peqin, ndërsa në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe një mjet zjarrfikës dhe 4 efektivë të MZSH Rrogozhinës.

Ndërkohë, situata vijon të monitorohet edhe në zonën pyjore të Gjinarit, ku zjarri është aktiv prej disa ditësh. Raportohet për prani tymi brenda sipërfaqes së prekur, por aktualisht nuk ka shenja të përhapjes së flakëve dhe nuk raportohet zhvillim i zjarrit në kurorën e pyllit. Për menaxhimin e situatës në Gjinar janë angazhuar 14 efektivë të MZSH Elbasan dhe një mjet zjarrfikës, si dhe 9 punonjës të ASHP-së dhe 7 punonjës të Ndërmarrjes Pyjore të bashkisë Elbasan.

Strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin e të të dyja vatrave, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri për ndërhyrje të në rast të riaktivizimit ose përhapjes së zjarrit, veçanërisht në zonat me bimësi të thatë, shkurre, ullishte dhe sipërfaqe pyjore.

Të këshilluara

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI