Flash

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Lapsi.al 2 October 2026

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga

Zjarri në malin e Manatisë në Lezhës vijon të jetë aktiv, por jo në përmasat e mbrëmjes së shkuar.  Ditën e sotme pritet që të ndërhyhet nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa vatra e zjarrit në Gramëz të Krujës që zbriti deri në aksin Thumanë-Kashar është shuar plotësisht. Mbrëmja e së enjtes ishte e vështirë për banorët e fshatit Piraj në Lezhë, ku zjarri u përhap me shpejtësi. Pas rreth 5 orësh përpjekje, flakët u vunë nën kontroll.

Nga zjarri u shkrumbuan dy banesa të braktisura dhe një kasolle bagëtish, ndërsa u dëmtuan sipërfaqe të mëdha me pemë dhe linja hekurudhore. Vatra zjarri u raportuan edhe në Galush dhe Gjevurë të Peqinit, pranë vend-depozitimeve të mbetjeve të bashkive Bulqizë dhe Klos, si dhe në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë në Fier.

Të këshilluara

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI