Flash

Egjipti i tërbuar me arbitrin, Hassan: “Botërori i manipuluar, duan të fitojë Argjentina”

Egjiptianët shprehën gjithë frustrimin e tyre për arbitrimin e francezit Letexier, duke folur haptazi për një kompeticion të manipuluar dhe për dëshirën e arbitrit që të fitonin Messi me shokë.

Lapsi.al 8 July 2026

Pas humbjes 3-2 ndaj Argjentinës, në kampin egjiptian shpërtheu zemërimi. Egjiptianët shprehën gjithë frustrimin e tyre për arbitrimin e francezit Letexier, duke folur haptazi për një kompeticion të manipuluar dhe për dëshirën e arbitrit që të fitonin Messi me shokë. I pari që sulmoi ishte Ziko, autor i një goli dhe i atij të anuluar për faull ndaj Lisandro Martinez në nisje të aksionit: “Arbitri na ndalte vazhdimisht në fushë, na heshtte. Botërori është i manipuluar. Madje, i përgëzoj Argjentinën që është sërish kampione. Nuk është e drejtë, është një padrejtësi e madhe”, tha futbollisti i zhgënjyer egjiptian.

Hossam Hassan, trajneri i Egjiptit, e ashpërsoi më tej tonin: “Përdorimi i VAR-it në këtë mënyrë (i referohem golit të anuluar) krijon frustrim te tifozët, sepse sot duket sikur kërkohet gjithmonë një mënyrë apo një arsye për të anuluar golat. Në vend që të flitet për golin e Egjiptit, të gjithë diskutojnë për arbitrat. Vendime të tilla mund të ndryshojnë të gjithë rrjedhën e një Botërori. Nuk jam aspak dakord me atë vendim. Bëhet fjalë për një ndeshje me eliminim direkt dhe na u anulua një gol shumë i rëndësishëm për diçka që, sipas mendimit tim, nuk e justifikon anulimin”. Më tej ai shtoi: “Ndoshta donin t’i mbanin kampionët e botës në garë? Ndoshta donin që Messi të vazhdonte? Në futboll, ndonjëherë ka faktorë të jashtëm që shkojnë përtej aspektit teknik. Kampionët e botës kanë marrë mbështetje në të gjitha nivelet. I thashë arbitrit se ajo që po ndodhte nuk ishte e drejtë”.

Shenja X dhe debati me arbitrin

Për këtë arsye, në fund të ndeshjes e gjithë bota pa Hossam Hassan në pankinë duke bërë shenjën e X me krahët në shenjë proteste. Pasoi një bisedë me arbitrin, i cili e ndëshkoi me karton të verdhë. Një dialog që nuk i pëlqeu trajnerit egjiptian, i cili mbeti me një përshtypje shumë të keqe: “Mendova se ndoshta po fshihte diçka, se kishte diçka për të fshehur. Kush ka diçka për të fshehur ndonjëherë nuk arrin ta mbulojë plotësisht dhe pikërisht këtë ndjeva gjatë asaj bisede”.

Pra, zhgënjim i madh për Hossamin dhe një bindje e fortë: për të Botërori ka përfunduar si në fushë ashtu edhe në televizor. “Ju premtoj se, sapo të kthehem në shtëpi, nuk do të ndjek më ndeshjet e kësaj Kupe Bote FIFA. Është beteja ime e brendshme, kundërshtimi im personal, mënyra ime për të ngritur zërin dhe për të qëndruar i palëkundur në qëndrimet e mia. Nuk do të shoh asnjë ndeshje të këtij turneu”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI