Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

“Gara e gjumit” në Japoni, mbi 11 mijë euro për atë që fle më mirë

Lapsi.al 6 October 2026

“Gara e gjumit” në Japoni, mbi 11 mijë euro për

Në Japoni, ku orët e gjata të punës dhe mungesa e pushimit janë kthyer në një problem të njohur, dhjetëra persona morën pjesë në një garë të pazakontë, ku qëllimi ishte thjesht të flinin sa më mirë. Gara e quajtur “Matt Race” u zhvillua të hënën në Tokio dhe u organizua nga një kompani që prodhon dyshekë dhe veshje gjumi. Pjesëmarrësit u shtrinë në dyshekë të rehatshëm, në një ambient me ndriçim të zbehtë, me një detyrë të vetme: të flinin për 90 minuta. Për të monitoruar gjumin, pjesëmarrësit mbanin sensorë që regjistronin të dhënat e tyre gjatë pushimit. Disa prej tyre u shtrinë në shtrat duke mbajtur edhe arushët e tyre prej pelushi, ndërsa synonin të fitonin çmimin prej më shumë se dy milionë jenësh, rreth 11 mijë euro. 

“Japonia shpesh përshkruhet si një vend i privuar nga gjumi dhe njerëzit këtu janë punëtorë të palodhur”, tha për AFP Riichiro Nakama, drejtor krijues në kompaninë Koala Sleep Japan, organizatore e aktivitetit. Sipas tij, organizimi i një eventi të tillë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe interesin e njerëzve për rëndësinë e gjumit. 

Dhe Japonia duket se ka vërtet nevojë për më shumë pushim. Sipas të dhënave të OECD-së për vitin 2021, japonezët flinin mesatarisht 7 orë e 24 minuta në ditë, më pak se banorët e vendeve të tjera anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Ekspertët e lidhin mungesën e gjumit me orët e gjata të punës, udhëtimet e gjata për në dhe nga puna, si dhe aktivitetin intensiv ekonomik gjatë natës. “Mbaroi shumë shpejt. Do të doja të kisha fjetur pak më shumë”, tha për AFP Chisato Honda, 32 vjeç, një prej pjesëmarrësve.  

Për të përcaktuar fituesin, organizatorët nuk u bazuan vetëm në kohën që iu desh pjesëmarrësve për të fjetur. Ata vlerësuan edhe cilësinë e gjumit gjatë 90 minutave. Fituesja e garës ishte një grua me nofkën Suimii. Ajo tha se planifikon ta përdorë çmimin për të ndryshuar banesë dhe për të blerë një krevat të stilit princeshë. “Do të doja të kisha apartamentin tim, kështu që mendoj se do t’i përdor paratë për t’u zhvendosur. Do të doja gjithashtu një krevat princeshë, kështu që po mendoj të blej një të tillë”, u shpreh ajo.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI