Flash

Gjermania Der Spiegel: "Protesta po rritet, të shtunën më e madhja e Revolucionit të flamingove"

Kjo media citon si burim agjensinë e lajmeve AFP, se "kjo ishte protesta më e madhe që nga fillimi i të ashtuquajturit "Revolucioni i Flamingove" në muajin maj

Lapsi.al 5 July 2026

 

Sot që në orën 08 30 të mëngjesit media prestigjoze gjermane Der Spiegel i ka kushtuar një arrikull protestës të së shtunës në Tiranë. Ajo citon si burim agjensinë e lajmeve AFP, se "kjo ishte protesta më e madhe që nga fillimi i të ashtuquajturit "Revolucioni i Flamingove" në muajin maj". Madje ajo thekson se nga një çështje ambientale demonstruesit tani kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Lapsi.al ka përzgjedhur atë pjesë ku nuk ka përsëritje sqaruese per fillesat e protestës.

"Ndërkohë, protestat e përditshme nuk kanë më në qendër vetëm projektin e resortit, por janë kthyer edhe kundër qeverisë shqiptare. Demonstruesit denoncojnë korrupsionin në vend dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në pankartat e protestës të së shtunës lexohej, ndër të tjera: "Shqipëria nuk është në shitje." Disa protestues kërkuan edhe lirimin e 19 demonstruesve, të arrestuar pas përplasjeve të së enjtes.
Të enjten, protestuesit u mblodhën para Parlamentit, duke u përpjekur t'u bllokonin hyrjen deputetëve në godinë. Policia përdori gaz lotsjellës dhe autoblinda me ujë për të shpërndarë turmën.
Nga ana e tyre, demonstruesit hodhën vezë, gurë dhe sende të tjera, duke u përpjekur të çanin kordonët policorë. Sipas autoriteteve, 15 efektivë policie mbetën të plagosur, ndërsa 25 protestues u arrestuan.

LAPSI.AL nga DER SPIEGEL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI