Flash

Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me murin rrethues e me dy automjete të parkuara në aksin Lezhë-Shëngjin

Lapsi.al 22 July 2026

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Shëngjin. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi K.G., banues në Shëngjin, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur rrethues dhe më pas me dy automjete të parkuara.

Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar fraktura të shumta. Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, i riu u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI