Flash

I zunë pritë në derën e shtëpisë për ta vrarë, plagoset 55-vjeçari shqiptar në Athinë

Lapsi.al 7 September 2026

 

Një shtetas shqiptar është plagosur në një atentat të ndodhur në lagjen Patisia të Athinës. Ngjarja ndodhi në zonën e Patissia-s në Athinë, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Annino kur dy persona të cilët udhëtonin me një motoçikletë, hapën zjarr ndërsa shënjestra po dilte nga shtëpia. Shqiptari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital.

I lënduari është 55 vjeç, por për momentin nuk bëhet publik emri i tij. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet janë marrë përsipër nga Drejtoria e Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Atikës.

Të këshilluara

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI