Flash

“Isha në një periudhë të errët” – JLo flet për divorcin me Affleck

Lapsi.al 11 June 2026

Jennifer Lopez ka folur hapur për periudhën e vështirë që kaloi pas ndarjes nga Ben Affleck, duke treguar se mbështetja e babait të saj e ndihmoi të përballonte një nga momentet më të ndërlikuara të jetës.

Gjatë pjesëmarrjes në podcastin “Films To Be Buried With” të aktorit Brett Goldstein, këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare rrëfeu se ishte duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale gjatë divorcit, ndërsa po reflektonte edhe për marrëdhënien me fëmijët e saj.

Lopez tregoi se një moment i veçantë ndodhi teksa po shikonte filmin brazilian “I’m Still Here” së bashku me familjen. E prekur nga historia e filmit, ajo shpërtheu në lot dhe nisi të mendonte për përvojat e saj personale dhe marrëdhënien me babanë.

“Baballarët janë shumë të rëndësishëm”, kujton ajo t’i ketë thënë të atit. Sipas Lopez, ai iu afrua, i kapi fytyrën me duar dhe i tha: “Të dua. Të kam dashur gjithmonë”.

Aktorja tha se ky moment e ndihmoi të shëronte plagë emocionale të së kaluarës dhe ta linte pas një kapitull të vështirë të jetës së saj.

Gjatë intervistës, Lopez foli edhe për qasjen e saj ndaj dashurisë, duke pranuar se dikur e tërhiqnin historitë romantike intensive dhe obsesive, të cilat sot do të konsideroheshin marrëdhënie toksike.

Megjithatë, Jennifer u shpreh optimiste për të ardhmen sentimentale. Në një intervistë të fundit televizive, ajo deklaroi se beson se “dashuria më e madhe” e jetës së saj ende nuk ka ardhur.

“Dashuria ime më e madhe është përpara meje, 100 për qind”, u shpreh Lopez.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI