Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Kadastra "skanon" 23 fshatra të Himarës, derë më derë për banesat pa dokumentacion pronësie

Lapsi.al 15 September 2026

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur punën në terren për trajtimin e banesave që vijojnë të jenë pa dokumentacion pronësie, duke iu afruar drejtpërdrejt qytetarëve dhe familjeve që kanë nevojë për zgjidhje për pronën e tyre. Përmes ekipeve të angazhuara në terren, ASHK po vijon punën derë më derë, duke e zhvendosur procesin pranë banorëve dhe duke synuar që problematikat e dokumentacionit të identifikohen dhe të trajtohen aty ku ato ekzistojnë.

Kjo qasje synon të lehtësojë procedurat për qytetarët, veçanërisht për banorët e zonave rurale, të cilët në shumë raste përballen me problematika të trashëguara të dokumentacionit, regjistrimit apo përcaktimit të statusit të banesës. Fillimisht ky proces ka nisur në 23 fshatrat e Himarës, me një kalendar të përcaktuar për prezencën e tyre në çdo zonë.

Sipas kalendarit të publikuar, puna ka nisur në Palasë, ku ekipet do të jenë të pranishme nga 10 deri më 18 shtator. Më pas, procesi do të vijojë në Gjilekë, Dhërmi, Ilias dhe Vuno, nga 21 shtatori deri më 5 tetor.

Në Himarë, ekipet do të jenë në dispozicion të banorëve nga 21 shtatori deri më 25 nëntor, ndërsa në Pilur, Kudhës dhe Qeparo Fshat/Fushë puna do të zhvillohet nga 6 deri më 16 tetor. Procesi do të vijojë më tej në Kallarat, Vranisht, Tërbaç, Bolenë dhe Kuç, nga 19 deri më 26 tetor, ndërsa nga 27 tetori deri më 9 nëntor ekipet do të jenë në Borsh, Fterrë dhe Çorraj.

Faza e fundit e këtij kalendari përfshin Piqeras, Bunec/Sasaj, Lukovë, Shën Vasil dhe Nivicë/Heremec, ku ekipet do të jenë të pranishme nga 10 deri më 20 nëntor. Qasja e re e ASHK synon të ndryshojë edhe marrëdhënien mes qytetarit dhe institucionit.

Në vend që banori të jetë gjithmonë ai që duhet të udhëtojë drejt zyrave dhe të ndjekë procedurat, ekipet e institucionit shkojnë në territor për të identifikuar dhe trajtuar problematikat nga afër. Kjo është një përpjekje për ta bërë shërbimin kadastral më të aksesueshëm, më pranë qytetarit dhe më të orientuar drejt zgjidhjes konkrete të problemeve të pronësisë.

Banorët e zonave të përfshira në kalendar ftohen të informohen për datat e prezencës së ekipeve dhe të përfitojnë nga kontakti i drejtpërdrejtë me specialistët e ASHK, për të trajtuar problematikat që lidhen me dokumentacionin e banesave të tyre.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI