Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Kulmi: Edi Rama rrëmon në dokumentat e policisë për të diskretituar protestuesit

Lapsi.al 29 June 2026

Edi Rama ka angazhuar policinë për të gjetur mëkatet e së shkuarës për seciin nga protestuesit që dalin dhe flasin në podiumin e ngritur para kryeministrisë, metoda që rrjedhin nga mendësitë e vjetra të diktaturës, kur çdokush që zbulohej duke u ankuar për udhëheqjen vihej përballë presionit të institucioneve shtetërore. 

Këtë e provon reagimi i fundit i kryeministrit Edi Rama kur ai pranon se ka rrëmuar nëpër arkivat e policisë për të gjetur akuzat ndaj një protestuesi që nga viti 2014 e këtej.

Pavarësisht se kush është protestuesi në fjalë apo sa herë është rrahur ai me gruan, tani një gjë është e qartë: Edi Rama ka kaluar çdo kufi duke rrëmuar si një plak i frikësuar nëpër arkivat e policisë për të gjetur materiale kompromentuese për qytetarët që mendojnë se ai duhet të largohet.

Statusi i plotë i Edi Ramës në rrjetet sociale

NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar:
- ⁠2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
- 2016 - Vjedhje energjie, Tiranë
- 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
- 2017 - Rrahje në grup, Durrës
- 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndertimit te paligjshëm, Vlorë
- 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
- 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
- 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë

Të këshilluara

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI