Flash

Lady Gaga bëhet nënë për herë të parë

Lapsi.al 13 September 2026

Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, janë bërë prindër për herë të parë, raporton “Page Six”.

Çifti ka mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, megjithëse detajet rreth lindjes mbeten ende të fshehta. Emri, gjinia dhe data e lindjes së foshnjës nuk janë bërë publike.

Megjithatë, Gaga dhe Polansky janë fotografuar së fundmi në Kaliforninë Veriore, në daljen e tyre të parë publike si familje prej tre anëtarësh.

Këngëtarja 40-vjeçare dhe sipërmarrësi 42-vjeçar janë fejuar që prej vitit 2024 dhe muajt e fundit kanë mbajtur një profil shumë të ulët, çka kishte nxitur edhe spekulime në rrjetet sociale për marrëdhënien e tyre.

Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, nuk ishte parë publikisht që prej muajit gusht, kur u fotografua duke bërë një selfie me një fans në Kaliforninë Veriore.

Para kësaj, ajo ishte shfaqur në Los Angeles në muajin maj.

Ndërkohë, Gaga përfundoi turneun e saj “The Mayhem Ball” në prill, pas gati nëntë muajsh dhe 86 koncertesh në vende të ndryshme të botës.

Burime pranë këngëtares i thanë “Page Six” se ajo kishte zgjedhur të qëndronte larg vëmendjes pas përfundimit të turneut.

“Ajo nuk ka pasur vërtet mundësinë të ketë një jetë private që kur ishte rreth 22 vjeç”, tha burimi, duke shtuar se “gjithçka është mirë” dhe se njerëzit pranë saj janë të lumtur që Polansky është në krah të saj.

“Ata kanë krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme dashurie. Duket si një vend shumë i sigurt për të”, shtoi burimi.

Gaga dhe Polansky nisën lidhjen në vitin 2019, ndërsa u fejuan në vitin 2024.

Prej vitesh, këngëtarja ka folur hapur për dëshirën e saj për t’u bërë nënë.

Në një intervistë për “The New York Times” në mars 2025, Gaga tha se ishte “e emocionuar” për mëmësinë, edhe pse më parë kishte pasur shumë shqetësime rreth saj.

“Jam e emocionuar të bëhem nënë”, ishte shprehur ajo, duke theksuar se dëshironte t’u jepte fëmijëve të saj lirinë për të zbuluar vetë se kush janë.

Megjithatë, Gaga kishte pranuar se po përballej me një konflikt të brendshëm mes karrierës dhe dëshirës për të krijuar familje.

“Si mund të jetoj një jetë ku jam e apasionuar pas artit tim, ndërsa krijoj hapësirë edhe për gjëra të tjera?”, kishte pyetur ajo.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI