Flash

Kërcënim nga flakët/ Bëhet thirrje urgjente për evakuim të banorëve të Himarës

Lapsi.al 4 September 2026

Vijon të jetë e rënduar situata në Himarë, ku zjarri, i cili po përparon me shpejtësi, ka përfshirë dhe djegur një banesë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe 40 banesat të tjera në zonë.

Kryetari i Bashkisë Vangjel Tavo ka bërë thirrje para pak çastesh për evakuim të menjëhershëm nga banesat të zonave të rrezikuara. 

Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet. 

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe erës, situata është rënduar ndjeshëm, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i banorëve, por edhe i turistëve që ndodhen në hotelet e Himarës. Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse edhe më të vështirë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

20:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI