Flash

Shpërthen motori i skafit, plagosen 4 persona në Himarë

Lapsi.al 17 August 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku motori i një skafi ka shpërthyer dhe si pasojë e kësaj kanë pësuar djegie 4 persona. Ngjarja ka ndodhur në Porto Palermo, duke shkaktuar dëmtime të rënda te personat.

Ata kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe janë dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Fillimisht ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Himarës, por për shkak të gjendjes së tyre, ata janë transportuar drejt Vlorës.

Gjendja e tyre është përkeqësuar dhe pritet të dërgohen në Tiranë, për trajtim të specializuar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. 

"Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo,  shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç,  M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse  benzinë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI