Flash

Lind gjiganti i ri mediatik/ Paramount përpin Warner Bros

Lapsi.al 6 October 2026

Lind gjiganti i ri mediatik/ Paramount përpin Warner Bros

Paramount Skydance ka përfunduar zyrtarisht blerjen e Warner Bros Discovery për 110 miliardë dollarë, në një nga marrëveshjet më të mëdha në historinë e Hollywood-it.

Bashkimi sjell nën një çati disa prej markave më të mëdha të industrisë së medias dhe argëtimit, përfshirë HBO, CNN, CBS, Nickelodeon, Showtime, Comedy Central, DC Studios dhe Food Network.

Paramount merr gjithashtu kontrollin e disa prej ekskluziviteteve më të njohura në botë, si “Harry Potter”, “Game of Thrones” dhe “The Lord of the Rings”, duke i shtuar ato në katalogun ku tashmë ndodhen “Mission: Impossible”, “Indiana Jones” dhe “Shrek”.

Kompania e re do të quhet Skydance Corporation dhe do të drejtohet nga David Ellison, i cili e cilësoi marrëveshjen “historike” për industrinë e filmit.

Megjithatë, bashkimi ka shkaktuar shqetësime për konkurrencën, rritjen e çmimeve dhe shkurtimet e mundshme të vendeve të punës. Disa shtete amerikane kishin tentuar ta bllokonin marrëveshjen në gjykatë, por muajin e kaluar u arrit një marrëveshje që i hapi rrugë përfundimit të saj.

Si pjesë e kushteve, Paramount është zotuar të krijojë një bord për pavarësinë editoriale të CNN dhe CBS, si dhe të prodhojë të paktën 30 filma në vit.

Kompania e re do të përballet gjithashtu me borxhe të larta dhe presion për të ulur kostot, ndërsa analistët paralajmërojnë se kjo mund të ndikojë në prodhimin dhe cilësinë e përmbajtjes. /Përshtati nga BBC, ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI