Flash

Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

Lapsi.al 13 August 2026

Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik ka hedhur poshtë pretendimet e presidenti amerikan, Donald Trump për kontrollin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit. Autoriteti këmbëngul se rruga detare mbetet e bllokuar dhe do të hapet vetëm nëse përmbushen kushtet e Teheranit. Mediat shkruajnë se trafiku i anijeve tregtare ka rënë ndjeshëm, ndërsa vetëm tetë anije kanë kaluar Ngushticën. Para fillimit të luftës, numri i përditshëm i anijeve tregtare që kalonin varionte nga 130 në 140.

Mosmarrëveshja për Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë për naftën, besohet se ka shkaktuar përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Para luftës, e cila filloi me një sulm SHBA-Izrael ndaj Republikës Islamike më 28 shkurt, transporti detar nëpër Ngushtica ishte praktikisht i papenguar. Dy ditë më vonë, Irani i mbylli ato me sulme ndaj anijeve dhe kërcënime. 

Sipas të dhënave nga shërbimi i ndjekjes së transportit detar tregtar Kpler, vetëm tetë anije tregtare kaluan nëpër Ngushtica të martën, dita e fundit për të cilën ka të dhëna të disponueshme. Ky është numri më i ulët i javës dhe më i pakti që nga 5 gushti, dhe është dukshëm nën mesataren e dhjetë ditëve të mëparshme, e cila ishte rreth 12 anije në ditë.

Nga anijet që hynë në Ngushticë, shtatë ndoqën rrugën e kërkuar nga Teherani, përgjatë bregdetit iranian. Diferenca krahasuar me periudhën para luftës është e madhe, pasi atëherë Ngushtica e Hormuzit kalohej nga një mesatare prej 130 deri në 140 anije tregtare çdo ditë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI