Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

“Më shau, e shava”/ Shefi i komisariatit të Krujës flet pas pamjeve të shpullës

Lapsi.al 25 September 2026

Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur një muaj më parë në qytetin e Durrësit, ku shefi i Komisariatit Krujës, Elton Shahini është përfshirë në një konflikt me një drejtues automjeti.

Sipas pamjeve, Shahini shihet duke lëvizur me motor dhe në një moment shan drejtuesin e një automjeti, duke i thënë: Të q*fsha motrën. Pas këtij ofendimi, situata përshkallëzohet dhe drejtuesi i mjetit zbret nga makina dhe i drejtohet Shahinit, duke e goditur me shpullë.

Drejtuesi i automjetit i drejtohet Shahinit edhe me fjalët: “Kë shan nga ropt ti?!”. 

Pamjet e konfliktit janë shpërndarë nga ish-deputeti Myslim Murrizi. Personi që goditi zyrtarin e policisë thuhet se është pronari i një hoteli të shembur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës. Shahini nuk ka bërë denoncim në Policinë e Durrësit dhe sipas të dhënave, konflikti është konsideruar një përplasje banale mes dy personave dhe më pas është mbyllur. 

Pas publikimit të pamjeve, Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur me incidentin duke dhënë versionin e tij për rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes. Ai thotë se në momentin e ngjarjes ishte jashtë orarit të punës, ka qenë fundjavë dhe po udhëtonte me motor drejt plazhit, kur drejtuesi i një automjeti, i cili shfaqet edhe në video, sipas tij, kreu manovra të rrezikshme dhe e goditi me pasqyrën e makinës.

“Ka qenë fundjavë, ditë pushimi zyrtare. Kam qenë duke shkuar në plazh, isha duke ecur me motor, isha në punën time. Në ato momente, shoferi që duket në video ka qenë duke ecur në mënyrë të papërgjegjshme në rrugë dhe bënte manovra të rrezikshme. Kur më ka kaluar pranë, më ka goditur me pasqyrë”, tha Shahini për Top Channel.

Sipas shefit të Komisariatit të Krujës, mes tij dhe drejtuesit të automjetit ka pasur më pas një përplasje verbale.

“Më shau, e shava”, shprehet Shahini.

Ai mohon se ka kërcënuar apo ka ushtruar dhunë fizike ndaj personit tjetër të përfshirë në incident.

“Nuk e kam kërcënuar dhe as kam ushtruar dhunë fizike”, deklaroi ai.

Shahini thekson gjithashtu se, megjithëse ishte civil dhe jashtë orarit zyrtar të punës, nuk e përdori autoritetin e tij si drejtues i komisariatit të policisë së Krujës gjatë konfliktit.

“Pavarësisht dhunës fizike dhe fyerjeve ndaj meje, në asnjë moment nuk kam përdorur autoritetin tim zyrtar, nuk kam kërcënuar me postin që mbaj dhe nuk jam përgjigjur me dhunë fizike”, tha shefi i Komisariatit të Krujës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI