Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Media italiane: Paga mjerane dhe korrupsion, pse protestojnë shqiptarët

I lindur si “Revolucioni i Flamingove” kundër një resorti luksoz të lidhur me Kushnerin, protestat në Tiranë janë shndërruar në një enë që mbledh një pakënaqësi shumë më të gjerë.

Lapsi.al 23 June 2026

Nga Marzia Baldari, IL FATTO QUOTIDIANO

I lindur si mobilizim i të rinjve të “Revolucionit të Flamingove” kundër një resorti luksoz të lidhur me interesa pranë dhëndrit dhe vajzës së Donald Trump-it, protestat në Shqipëri janë bërë shprehja e një pakënaqësie më të gjerë: paga dhe pensione të ulëta, korrupsion dhe kosto në rritje e jetesës.

“Jam më shumë se i zemëruar. Jam i tërbuar. Punoj si bojaxhi makinash, por me 500 euro në muaj çfarë mund të bëj?”

Kështu shprehet Gjergji, 63 vjeç, me flamurin shqiptar mbi supe, pak hapa larg nga Sheshi Skënderbej, qendra e protestave.

Ai ka jetuar njëzet vjet në Itali para se të kthehej në Shqipëri. Ashtu si shumë punëtorë të tjerë, ai fiton mes 400 dhe 500 euro në muaj, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten.

“Të bësh pazarin këtu kushton më shumë se në Itali”, tregon i revoltuar banori.

Pagat e mjerueshme dhe pensionet minimale po ushqejnë zemërimin në rrugët e Tiranës.

“Në vitin 1991 pashë protestat pas rënies së komunizmit, por jo si këto. Kjo është e jashtëzakonshme”, shton ai.

Prej javësh, çdo mbrëmje, dhjetëra mijëra njerëz kthehen për të protestuar paqësisht në qendër të Tiranës.

“Pas 22 ditësh jemi ende këtu dhe jemi më shumë se më parë”, thotë nga skena një i ri organizator.

Shumë protestues vijnë nga diaspora dhe po i japin energji të re lëvizjes.

Kur e pyesim Gjergjin se cili është ndryshimi me të kaluarën, ai përgjigjet:

“Të rinjtë. Ne kemi besim tek ata. Ata që janë në qeveri janë të korruptuar”.

Nga skena flitet gjithashtu për Bashkimin Evropian dhe për pengesat që e ndalojnë Shqipërinë të bëhet pjesë e saj, ndër të cilat korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Hyrja në Evropë mbetet një objektiv qendror, por për shumë njerëz hapi i parë është i qartë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Duhet të jemi gjithnjë e më shumë”, përsërisin protestuesit duke brohoritur “Revolucion”.

Mes rrugëve të ndriçuara të qendrës, çdo ditë të rritur, të rinj dhe të moshuar mblidhen në orën shtatë të mbrëmjes për të marshuar sërish.

Një prani e vazhdueshme që e ka shndërruar protestën në një takim të përditshëm, me pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe.

Mes zhurmës së thirrjeve dhe flamujve, mesazhi mbetet i njëjtë: një ndryshim i thellë që, sipas atyre që janë në shesh, nuk mund të presë më.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI