Flash

Mes përçarjes familjare, David dhe Victoria Beckham sfidojnë kërkesën e Brooklyn

Lapsi.al 5 July 2026

David Beckham dhe bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, kanë festuar 27-vjetorin e martesës me dedikime romantike në rrjetet sociale, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara me djalin e tyre të madh, Brooklyn Beckham.

Sipas mediave britanike, Brooklyn u kishte kërkuar prindërve të mos publikonin postime për të dhe të mos e etiketonin në rrjetet sociale. Madje, ai thuhet se kishte kërkuar që çdo komunikim me të të bëhej vetëm përmes avokatëve të tij.

Megjithatë, ish-futbollisti anglez nuk e respektoi këtë kërkesë. Në postimin e tij për përvjetorin e martesës, David Beckham publikoi një seri fotografish ndër vite me Victorian, nga dita e dasmës deri te festimet e 50-vjetorit të tij, duke e cilësuar familjen si "arritjen më të madhe" të jetës së tyre.

"29 vite së bashku, 27 vite të martuar dhe më ke dhënë gjithçka që mund të dëshiroja. Arritja jonë më e madhe do të jetë gjithmonë familja jonë. Të dua. Gëzuar përvjetorin", shkroi Beckham.

Edhe Victoria Beckham ndau një mesazh të ngrohtë për bashkëshortin, duke publikuar një fotografi ku e puth në faqe.

"Pas 27 vitesh martesë, katër fëmijëve të mrekullueshëm dhe një pafundësie veshjesh të kombinuara, ti je ende gjithçka për mua. Gëzuar përvjetorin! Të dua shumë", shkroi ajo, duke përmendur edhe katër fëmijët e tyre: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

Çifti mori urime nga miq të famshëm, mes tyre shefi i njohur i kuzhinës Gordon Ramsay dhe aktorja Eva Longoria, kumbara e dy prej fëmijëve të tyre.

Marrëdhënia mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij është përfolur gjatë muajve të fundit. Në fillim të këtij viti, ai i akuzoi publikisht se kishin tentuar ta kontrollonin dhe të dëmtonin marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz, duke shtuar se familja kishte treguar mungesë respekti ndaj saj.

Nga ana tjetër, David dhe Victoria kanë shmangur komentet publike për konfliktin, duke theksuar vazhdimisht se i duan të gjithë fëmijët e tyre dhe se kanë bërë gjithmonë më të mirën si prindër.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI