Flash

“Nuk jam përmirësuar, jam përkeqësuar”, Christina Applegate rrëfen të vërtetën për diagnozën e gabuar

Lapsi.al 20 October 2026

“Nuk jam përmirësuar, jam përkeqësuar”,

Aktorja e njohur Christina Applegate ka bërë një zbulim tronditës për gjendjen e saj shëndetësore, duke treguar se për më shumë se pesë vite kishte jetuar me diagnozën e sklerozës multiple, e cila tashmë rezulton të ketë qenë e gabuar. Megjithatë, pavarësisht këtij lajmi, simptomat e saj jo vetëm që nuk janë zhdukur, por në disa raste janë përkeqësuar.

Aktorja e serialit Dead to Me, 54 vjeçe, e ndau këtë lajm emocional në podcast-in e saj MeSsy, të cilin e drejton së bashku me aktoren Jamie-Lynn Sigler.

Gjatë bisedës, Applegate tregoi me lot në sy momentin kur mjekja i komunikoi se nuk vuante nga skleroza multiple, një sëmundje kronike që prek sistemin nervor qendror.

“Hyri në dhomën time dhe më tha: ‘Urime, nuk ke sklerozë multiple’”, kujtoi aktorja.

Ajo pranoi se reagimi i saj nuk ishte aspak ai që njerëzit mund të prisnin nga një person që merr një lajm të tillë.

“Nuk isha aspak e lumtur. Të gjithë të tjerët ishin të lumtur”, rrëfeu ajo, duke shpjeguar se ky zhvillim e ka lënë pa përgjigje për problemet e shumta shëndetësore me të cilat përballet prej vitesh.


Christina tregoi se ndryshimi i diagnozës nuk ka sjellë asnjë përmirësim në gjendjen e saj fizike.

“Nuk ndodh që të marrësh një diagnozë të gabuar dhe papritur të bëhesh më mirë. Unë nuk jam përmirësuar. Nëse ka diçka, jam përkeqësuar”, u shpreh ajo.

Aktorja tha se tashmë ndihet sikur është kthyer në pikën zero, pasi nuk e di se çfarë po i shkakton simptomat që kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e saj të përditshme. Sipas saj, mjekët do të duhet të nisin hetime të mëtejshme për të kuptuar se çfarë ka ndodhur që nga viti 2021 dhe cili është shkaku i vërtetë i problemeve të saj shëndetësore.

Applegate ka treguar edhe më parë për vështirësitë në lëvizje dhe lodhjen e rëndë me të cilat përballet. Ajo zbuloi se ende ka nevojë për karrige me rrota për të shkuar në vizitat mjekësore dhe se nuk arrin të ecë nga makina deri në dhomën e mjekut.


Përtej sfidave fizike, aktorja pranoi se vitet e fundit kanë qenë emocionalisht shkatërruese për të. Ajo tregoi se diagnoza kishte ndikuar në karrierën e saj, duke e detyruar të largohej nga puna dhe duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si e përjetonte jetën.

“Kam kaluar një periudhë të rëndë depresioni për shkak të kësaj. Kam humbur gjithçka. Kam humbur punën time”, rrëfeu ajo mes emocionesh.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI