Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Messi, tripletë 20 vite pas debutimit në Botëror e golashënuesi më i mirë i historisë: “Qershia mbi tortë”

Lionel Messi në debutimin e tij në Botërorin amerikan realizoi tripletën me të cilën Argjentina e tij shkatërroi Algjerinë dhe u bë golashënuesi më i mirë i historisë së kompeticionit

Lapsi.al 17 June 2026

Më 16 qershor 2006 ai bëri debutimin e tij në një Botëror (16 minuta kundër Serbisë të shoqëruara me një gol dhe një asist), ndërsa pikërisht 20 vite më vonë, në pjesëmarrjen e tij të gjashtë në një Kupë Bote, Lionel Messi në debutimin e tij në Botërorin amerikan realizoi tripletën me të cilën Argjentina e tij shkatërroi Algjerinë dhe u bë golashënuesi më i mirë i historisë së kompeticionit me 16 gola, në kuotë të barabartë me Miro Klose.

Një paraqitje e jashtëzakonshme që e fut “Pleshtin” në legjendë dhe që çmendi publikun e Kansas City-t, i mahnitur nga mundësia për të admiruar 38-vjeçarin më të fortë në botë: goli i parë erdhi në minutën e 17-të të pjesës së parë me një goditje nga distanca, ndërsa më pas në pjesën e dytë erdhi apoteoza me dy gola në 16 minuta që çuan në delir mbi 60 mijë tifozët në tribunë.

Kampionët në fuqi të botës e nisën saktësisht aty ku e kishin lënë katër vite më parë dhe i dërguan një mesazh botës: Messi është në formë të shkëlqyer dhe dëshiron një tjetër Kupë Bote. “Më bën shumë të lumtur që kam jetuar gjithçka që më ka ndodhur në jetë. Ajo që po përjetoj tani është qershia mbi tortë”, deklaroi Messi pas ndeshjes. “Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për këtë grup të mrekullueshëm. Po shijoj çdo moment”. 

“Të kesh Leon është një avantazh për mënyrën se si ai e udhëheq grupin dhe e shtyn përpara. Për atë që ai përfaqëson”, shpjegoi Rodrigo De Paul. “Atij nuk i interesojnë rekordet individuale. Ai vendos grupin në vend të parë dhe për ne kjo është diçka e jashtëzakonshme".

"Nuk kam fjalë për Leon. Çfarë mund të them? Është i pabesueshëm”, ishin fjalët e trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni.

 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI