Flash

"Mjaft na vodhe dhe varfërove!"/ Mesazhet për Ramën në protestën e 62-të

Lapsi.al 31 July 2026

Aktivistja Sidorela Vatnikaj iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë protestës së 62-të kundër qeverisë, duke ironizuar krahasimet që ai ka bërë më herët me protestuesit duke i ndarë në “flamingo”, “sorra” dhe “korba”.

Sipas saj, protestuesit janë “flamingo”, sepse janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të qeverisjes, por janë edhe “korba e sorra që i hanë krimbat si puna jote”.

“Zoti kryeministër, është e vërtetë që ne jemi flamingo, sepse ashtu si flamingot, na ke detyruar të shtegtojmë jashtë vendit tonë, se ke vjedhur për katër mandate, e ke varfëruar për katër mandate dhe na ke nxitur ta lëmë vendin tonë dhe të shtegtojmë.

Por, nga ana tjetër, kryeministër, ne dimë të jemi edhe korba e sorra që i hanë krimbat si puna jote, që vjedhin shtetin, varfërojnë shtetin dhe na bëjnë që të ikim”, deklaroi Vatnikaj.

Aktivistja theksoi në vend që pas më shumë se dy muajsh protesta të kishte reflektim nga qeveria, janë shtuar arsyet për të protestuar. 

Ndërsa ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, përshëndeti qytetarët e Bashkive që po ngrihen kunder reformes territoriale e PS-së.

Ai apeloi që ata t’i bashkoheshin sheshit të protestës në Tiranë dhe të rezistonin për t’i thënë boll gjenocidit dhe shpopullimit të Shqipërisë. Ai theksoi se kontrata e shqiptarëve bëhet me popullin në shesh dhe jo me qeverinë që abuzon.

“Kontrata dhe besëlidhja bëhet në shesh me popullin e ndershëm dhe jo me qeveritë. Përshëndesim qytetarët e Poliçanit, Dimalit, Libohova e Avni Rustemit që janë ngritur për të ruajtur dinjitetin. Qeveria e Ramës bën genocide për 13 vjet dhe për pastrimin e trojeve shqiptare nga populli i vetë. Ai ka nisur reformën territoriale që qytetari të mos marrë shërbim shtetëror dhe të shkojë në emigrim. Po zvogëlon gjykata, komuna e bashki”, tha ai. 

Nga sheshi i protestës në ditën e 62-të, doli në podiumin para Kryeministrisë edhe një studente. Ajo akuzoi qeverinë jo vetëm për skandalet korruptive, por edhe për abuzimin dhe indiferencën ndaj studentëve dhe universiteteve.

Ajo tha se qytetarët nuk duhet t’i binden më qeverisë, të protestojnë deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Sipas saj, qeveria kishte lekë për një koncert, por jo për mjetet e praktikave të studentëve të Mjekësisë.

“Nuk jemi kurrsesi pro kësaj qeverie apo atyre deputetëve të Parlamentit që i binden urdhrave të qeverisë e që bien ndesh me interesat e qytetarëve. Kjo qeveri ka para për të paguar 4,2 mln euro për Kanye West por nuk ka para për ata studentë të Mjekësisë që kryejnë praktikat pa doreza dhe mjete të nevojshme”, tha ajo. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI