Flash

Mourinho thumbon: “Në vështirësi nga mungesat, ndoshta ai që ka bërë kalendarin e Champions është italian”

Real Madrid-Inter është gjithashtu José Mourinho kundër së kaluarës së tij. Trajneri portugez shkroi historinë në Milano duke fituar tripletën tashmë 16 vite më parë, e kurorëzuar me trofeun e Champions

Lapsi.al 8 September 2026

Real Madrid-Inter është gjithashtu José Mourinho kundër së kaluarës së tij. Trajneri portugez shkroi historinë në Milano duke fituar tripletën tashmë 16 vite më parë, e kurorëzuar me trofeun e Champions të ngritur në qiell pikërisht në Bernabeu: “Sot është stadiumi im i shtëpisë, por përtej kësaj do të jetë gjithmonë stadiumi im dhe është ikonik për Interin. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne në këtë kompeticion, janë shumë ndeshje dhe shpresoj ta shoh Interin përsëri më vonë. Zikaltërit janë një skuadër shumë e madhe, tashmë mund të luajnë me sy mbyllur”.

Në skuadrën që hyri në legjendë ishte edhe Cristian Chivu, sot trajner i zikaltërve dhe kundërshtar nesër i Special One: “Ishte lojtari im, kemi punuar së bashku. Kemi përjetuar shumë gjëra së bashku, në të mirë dhe në të keq”. Megjithatë, disa muaj më parë, trajneri rumun ishte ndier i sulmuar nga një fjali e Mou, aq sa kishte folur për “zhurmën e miqve”, duke përdorur një gjysmë-citim pikërisht nga portugezi. Special One kishte kritikuar ish-lojtarët të cilëve u jepen menjëherë pankinat e klubeve të mëdha: “Me kë ke folur për të zbuluar nëse kam marrëdhënie të këqija me të? Me kë ke folur ti dje në telefon? Do që të të them nëse jemi dëgjuar? Nuk ka asgjë për të sqaruar mes nesh. Kemi pasur shumë kontakte kur unë isha te Roma dhe ai drejtonte të rinjtë. Pak herë kam gjetur ish-lojtarë me këtë pasion për një profesion shumë të vështirë. Gjithmonë e kam kuptuar se ai donte fort të bëhej një trajner i nivelit të lartë”, deklaroi Mourinho. “Ndeshje speciale kundër Interit? Në këtë moment po, pas ndeshjes po, por gjatë ndeshjes jo. Do të jetë si të tjerat: duam të fitojmë”.

Më pas Mourinho kalon të flasë për të tijtë, duke nisur nga një Bellingham që duket i rilindur pas ardhjes së portugezit në Madrid: “I përmirësuar nga unë dhe nga pozicioni i ri? E rëndësishme është që lojtarët të ndihen rehat. Është më e rëndësishme ajo që mendojnë ata sesa ajo që ti beson se është e drejtë. Pastaj ka situata në të cilat duhet t’i bindësh të bëjnë gjëra që u pëlqejnë më pak”.

Real-Inter do të jetë gjithashtu dueli Lautaro-Mbappé: “Janë të ndryshëm, të dy janë shumë të rëndësishëm për skuadrat e tyre. Nesër, edhe pse kemi 3 të pezulluar, luhet 11 kundër 11. Për ne në mesfushë do të jetë e vështirë, ndoshta kalendarin e ka bërë një italian (qesh, red.). Alexander-Arnold zgjidhje e mundshme? Kemi tre-katër-pesë mundësi për t’i zëvendësuar. Mund të sillem rrotull, por në fund nuk do t’ju them asgjë”, përfundon Mourinho duke buzëqeshur, i cili më pas i dërgon një mesazh atyre që thonë se ka ndryshuar: “Më i qetë në këtë rikthim në Madrid? Jo, jam gjithmonë i njëjti”. Ndryshe është megjithatë Reali që Mourinho ka gjetur: “Unë këtu kam bërë dy periudha të ndryshme, e mbylla punën time në vitin 2013 dhe fituam atë që fituam dhe humbëm atë që humbëm. Është një cikël i mbyllur dhe ky moment nuk ka asgjë të bëjë me të kaluarën. Janë periudha të ndryshme, në vitin 2010 kishin kaluar vite që Reali nuk luante në një gjysmëfinale. Tani vijmë nga një Real që ka fituar 7-8 tituj. Objektivi është të fitojmë Champions me Realin”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI