Flash

Nafta prek 110 dollarë për fuçi, rriten shqetësimet për furnizimin

Lapsi.al 11 September 2026

Çmimi i naftës u rrit këtë të premte, ndërsa tregjet ndoqën zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e tyre mbi furnizimin me energji. Sipas Reuters, nafta Brent arriti gjatë tregtimit në 109.97 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në rreth katër muaj, pas një rritjeje prej më shumë se 6% në seancën e mëparshme. Më pas, çmimi u tërhoq drejt zonës 106–107 dollarë për fuçi, ndërsa Brent mbetej në trend për një rritje të fortë javore. Rritja e çmimeve u shoqërua me shqetësime për furnizimin me naftë dhe gaz nga Lindja e Mesme, për shkak të kufizimeve të trafikut detar dhe tensioneve në rajon.

Bie trafiku në Ngushticën e Hormuzit, “rrezik” në Detin e Kuq

Të dhënat paraprake të kompanisë Kpler tregojnë se më 10 shtator vetëm shtatë anije kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit, krahasuar me një mesatare prej 15 anijesh gjatë dhjetë ditëve të mëparshme. Përpara fillimit të luftës me Iranin më 28 shkurt, përmes ngushticës kalonin rreth 125 anije të mëdha tregtare në ditë, përfshirë cisterna nafte dhe anije që transportonin gaz natyror të lëngshëm. Përmes Hormuzit kalonte rreth 20% e furnizimit të përditshëm global me naftë bruto dhe LNG.

Tregjet po ndjekin gjithashtu zhvillimet në Jemen. Forcat Houthi, të mbështetura nga Irani, kanë marrë kontrollin e qytetit-port Mocha dhe kanë avancuar drejt ishujve Hanish, pranë Ngushticës Bab el-Mandeb. Bab el-Mandeb lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe është pjesë e rrugës detare që lidh Azinë me Europën përmes Kanalit të Suezit. Përmes kësaj ngushtice kalon rreth 7% e prodhimit botëror të naftës.

RBC përmend skenarin e 121.99 dollarëve për fuçi

Helima Croft, drejtuese e strategjisë globale të mallrave në RBC Capital Markets, ka deklaruar se zhvillimet në zonën e Bab el-Mandeb po shtojnë rreziqet për transportin detar. Sipas një skenari të RBC Capital Markets, një rikthim në një konflikt të plotë mes Arabisë Saudite dhe Houthi-ve mund ta çojë Brent-in deri në rreth 121.99 dollarë për fuçi më vonë gjatë vitit. Çmimi i naftës u tërhoq nga maksimumi prej 109.97 dollarësh pasi u raportua se ministra të jashtëm në Lindjen e Mesme po zhvillonin përpjekje për një marrëveshje të përkohshme me Iranin lidhur me transportin përmes Hormuzit./Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI