Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Ndërtuan pa leje në kryeqytet, Prokuroria e Tiranës cakton masën ‘arrest në burg’ për katër persona

Lapsi.al 16 June 2026

Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ndërtuesit Mirsim Jella, Adriatik Shtembari, Fiqiri Lika dhe Ferdinand Shtëmbari, për tejkalim të lejes së ndërtimit në një pallat në Rrugën “Llukë Kaçaj”. Ata akuzohen për veprën penale  ‘Ndërtim i paligjshëm’.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshme, Tiranë, dha masën e sigurimit ‘Arrest në burg’ për katër shtetasit M.J., F.L., F.Sh. dhe A.Sh. të dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, parashikaur nga neni 199/a/4 e 25 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.3193 datë 08.05.2026, rezultoi se këta shtetas kanë tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit, në një ndërtim në Rrugën “Llukë Kaçaj”, konkretisht mbrapa “Spitalit Amerikan 2”, si dhe po kryejnë punime ndërtimore jashtë kushteve të miratuara në projektin përkatës dhe kanë ushtruar aktivitet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit dhe duke realizuar shitje në mënyrë informale, me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.

 Nga analiza e rrethanave të faktit dhe kohëzgjatjes së aktivitetit ndërtimor rezulton se objekti në fjalë është ndërtuar përgjatë një periudhe disa vjeçare, gjatë së cilës dyshohet se, pavarësisht faktit që janë kryer punime ndërtimore në kundërshtim me lejen e ndërtimit, shkeljet kanë qenë të vazhdueshme dhe të dukshme në terren. Megjithatë, nuk rezulton të jenë marrë masa administrative apo ndëshkuese nga strukturat përgjegjëse të IMT-së dhe IKMT-së. Në këto kushte krijohet dyshimi i arsyeshëm se punonjës apo funksionarë të strukturave të inspektimit të territorit, të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për të kontrolluar, evidentuar dhe ndaluar këto shkelje, nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin.

Nga dokumentacioni tekniko-ligjor rezulton se leja e ndërtimit për një tjetër pallat ka qenë për 2 kate nën tokë dhe 9 kate mbi tokë. Nga kqyrja e objektit në ndërtim, rezulton se janë ndërtuar dy kate shtesë në lartësi, pra objekti nuk është me 9 kate mbi tokë, por me 11 kate mbi tokë. Referuar të dhënave të administruara nga IMT Bashikia Tiranë, janë ndërtuar 2550 m2 më shumë se sa janë parashikuar në lejen e ndërtimit (kati 10 dhe 11) në tejkalim të lejes së ndërtimit. Nga hetimi dhe të dhënat e siguruara rezulton e provuar se shtetasit M.J., F.L., F. Sh. dhe A. Sh. kanë konsumuar elementët respektive për konfigurimin e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” të parashikuar nga neni 199/a/4 e 25 të Kodit Penal.

Ndodhur në këto rrethana, ndaj shtetasve M.J., F.Sh., F.L dhe A.Sh, lind nevoja e caktimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Arrest në burg’, pasi ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për caktimin e masave të sigurimit personal të parashikuara nga nenet 228, 229, 230 të K.Pr.Penale. Konkretisht ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se kanë kryer veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 e 25 të Kodit Penal, nuk ka shkaqe padënueshmërie apo shuarje të veprës penale e të dënimit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI