Flash

Nën dyshim për ryshfet në votime/ Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe

Lapsi.al 5 June 2026

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka arrestuar një burrë nga komuna e Graçanicës pranë kryeqytetit Prishtinë, nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Ajo tha se gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar materiale dëshmuese, si dhe ka marrë në pyetje dy dëshmitarë. Derisa Policia nuk tregoi se kush është i arrestuar, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se i ndaluari është aktivisti i Listës Serbe, Aleksandar Trajkoviq nga fshati Uglarë. 

Ajo e dënoi arrestimin e tij si “trysni shtesë ndaj popullit serb me qëllim që Albin Kurti (kryeministri në detyrë i Kosovës) ta ndihmojë të preferuarin e tij Nenad Rashiq në garën zgjedhore”. Policia njoftoi se personi i ndaluar, sipas hetimeve zyrtare, u kishte bërë thirrje qytetarëve të shkonin në një lokal në fshatin Uglar, ku do t’u jepte udhëzime që të votonin për Listën Serbe dhe kandidatët e saj.   

“Në këmbim të votës, dyshohet se atyre u ishte premtuar se do ta fitonin të drejtën për përfitime sociale që i paguan shteti i Serbisë”, thuhet në njoftim. Nga subjektet politike serbe në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë vetëm Lista Serbe – partia kryesore e serbëve që vepron me mbështetjen e Beogradit – dhe partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, i cili deri tani ka qenë pjesë e Qeverisë së Kurtit. Ndërkohë, Trajkoviq është gjithashtu në krye të Organit të Përkohshëm Komunal të Fushë Kosovës, i cili funksionon në sistemin e Serbisë.   

Autoritetet kosovare kanë mbyllur pothuajse të gjitha institucionet që në Kosovë funksionojnë sipas sistemit serb, pasi i konsiderojnë ato paralele dhe ilegale, por Beogradi shumicën prej tyre vetëm i ka zhvendosur në qytete kufitare në territorin e Serbisë. Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se Trajkoviqit i është caktuar paraburgim prej 48 orësh dhe se “narrativët e rremë me të cilët Prishtina përpiqet ta diskreditojë nuk do të kalojnë”. Më herët janë ndaluar edhe shtatë drejtorë të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që në territorin e komunës së Graçanicës funksionojnë në sistemin serb, ndërsa atyre u është caktuar paraburgim njëmujor për shkak të dyshimeve se kanë ndikuar në vullnetin zgjedhor të votuesve.

 Këto ndalime vijnë pasi Rashiq pretendoi se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë pushuar nga puna, për çka ka raportuar edhe Radio Evropa e Lirë. Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të qershorit u bëri thirrje të gjithëve të votojnë për Listën Serbe, gjë që është praktikë para çdo procesi zgjedhor në Kosovë ku merr pjesë kjo parti më e madhe e serbëve të Kosovës. Po ashtu, Komisariati për Refugjatë i Serbisë u ka bërë thirrje personave të zhvendosur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet kosovare, ndërsa Petkoviq po viziton qytete në Serbi ku bisedon me të zhvendosurit dhe i fton të votojnë për Listën Serbe. Në zgjedhjet e fundit, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një vend e fitoi Rashiq./REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI