Flash

Nga reality show në aktrim, Kylie Jenner merr rolin e parë të madh në një serial thriller

Lapsi.al 6 October 2026

Nga reality show në aktrim, Kylie Jenner merr rolin e parë të

Kylie Jenner pritet të bëjë debutimin e saj të parë të madh në aktrim me serialin thriller-dramë “Bachelorette Weekend”.

Përveçse do të ketë një rol kryesor në serial, Jenner do të jetë edhe producente ekzekutive e projektit, i cili për momentin mban titullin e përkohshëm “Bachelorette Weekend”, raporton “Deadline”.

Sipas medias, seriali është pranë finalizimit të një marrëveshjeje për të marrë dritën jeshile direkt për një sezon në Hulu.

“Bachelorette Weekend”, i krijuar nga autorja dhe skenaristja Lauren Oliver, vjen nga kompania e Aaron Kaplan, Kapital Entertainment. Në projekt si producente ekzekutive është përfshirë edhe motra e madhe e Kylie-t, Kim Kardashian.

Historia nis gjatë një fundjave beqarie, e cila kthehet në një makth kur nusja e ardhshme, e luajtur nga Jenner, gjendet e vrarë në pishinë. Menjëherë pas ngjarjes, të gjitha mikeshat e saj më të afërta bëhen të dyshuara.

Roli i Jenner përshkruhet si “Ylli Polar” i serialit, pasi historia do të zbulojë gradualisht ngjarjet që çuan deri te vrasja e saj.

Seriali bazohet në një libër të pabotuar të autores Flora Collins.

Ky nuk është kontakti i parë i Kylie Jenner me aktrimin. 29-vjeçarja bëri debutimin e saj në film në mockumentarin e Charli XCX, “The Moment”, i publikuar në janar. Në produksion, ajo luajti një version satirik dhe të ekzagjeruar të vetes, duke pasur edhe një skenë të shkurtër me këngëtaren.

Ndërkohë, Kim Kardashian ka krijuar tashmë një karrierë më të konsoliduar në aktrim dhe produksion. Ajo është protagoniste dhe producente ekzekutive e serialit të Hulu-t “All’s Fair”.

Kardashian gjithashtu pati një rol të rëndësishëm në “American Horror Story: Delicate”, ku interpretoi publicisten Siobhan Corbyn përkrah Emma Roberts. Ky konsiderohet si hapi i saj i madh në aktrimin e mirëfilltë televiziv.

Sipas “Deadline”, skenari i “Bachelorette Weekend” iu dërgua fillimisht Kim Kardashian për ta prodhuar dhe ajo mendoi menjëherë për motrën e saj më të vogël si protagoniste. Pasi ia prezantoi projektin Kylie-t, ajo pranoi shpejt të bëhej pjesë e tij.

Kardashian është gjithashtu protagoniste dhe producente e filmit të ardhshëm të Netflix, “The Fifth Wheel”, ndërsa është producente ekzekutive e serialit të ardhshëm për të rinj “Calabasas” dhe e reality-show-t “Team Moms: Baseball”, i cili ka nisur transmetimin në Paramount+.

Kim bëri debutimin e saj në aktrim në vitin 2008 me filmin “Disaster Movie”.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI