Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

"Nuk mora tjetër se kam lojtarin e Serisë C": Maran habit me përgjigjen pas dëmtimit të Balliut

Rolando Maran bëhet gati për debutimin në një ndeshje kompetitive në pankinën e Shqipërisë, në një Nations League përmes së cilës kuqezinjtë kërkojnë të shkojnë edhe në Europian.

Lapsi.al 25 September 2026

“Bjellorusia ka treguar se është skuadër kompakte e fortë, po bën një rrugëtim të mirë dhe kemi shumë respekt për këtë skuadër, këtij ekipi që do zbresë në fushë". Rolando Maran bëhet gati për debutimin në një ndeshje kompetitive në pankinën e Shqipërisë, në një Nations League përmes së cilës kuqezinjtë kërkojnë të shkojnë edhe në Europian. Tekniku ka dy humbje në miqësore dhe duhet të thyejë një seri prej 6 ndeshjesh pozitive të të besuarve të Gocharenkos, gjë që në fakt nuk duket se e step. "Cilësinë tonë të karakterit e kam parë, kam parë sy të ndryshëm, kam parë dëshirë për të bërë, për të provuar e gabuar, por për të gabuar në aspektin që të mund të përmirësohemi. Për mua janë këto kushtet e duhura për të përballuar këtë ndeshje ndaj një skuadre që respektojmë shumë".

Formacioni enigmë

Dilemat për formacionin mbeten, pavarësisht se Maran tani e ka një ide për njerëzit me të cilët do të punojë në 90 minutat e para të Nations League. "Po, nesër nis me të vërtetë aventura ime si trajner i Shqipërisë, është emocioni që të jep krenari, të bën të japësh më shumë, e kjo më stimulon më shumë. Idetë janë të qarta, kemi pasur ndonjë problem fizik, më është dashur të lë pushim lojtarët sidomos në një repart që kemi pasur mungesa. Por kush do të shkojë në fushë, do të shkojë për të bërë një ndeshje të mirë - shpjegoi italiani, duke u futur edhe në detaje -. E vërtetë që disa nga lojtarët nuk kanë pasur mundësinë që të stërviten vazhdimisht. Nga mungesa, kemi provuar gjëra të reja dhe kam marrë disa përgjigje shumë të mira. Asllani dhe Shehu do të jenë të dy në stërvitje sot. Mbrëmjen e sotme do kem hapësira për të zgjedhur rrugën e duhur". 

Dëmtimi i Balliut dhe fakti që nuk u zëvendësua befasoi jo pak, për më tepër kur Hysaj i vetmi mbrojtës i djathtë i rolit nuk ka minuta në këmbë, por ajo që befasoi edhe më shumë është shpjegimi i teknikut, sipas të cilit prezenca e një lojtari të Serie C, për më tepër debutues, është e mjaftueshme: "Në fakt nuk jam i shqetësuar. Kemi lojtarë të tjerë për mënyrën si dua ta interpretoj lojën. Është Sina, varet çfarë do kërkoj. Ismajli ka luajtur si mbrojtës i djathtë dhe besoj do kemi zgjedhje".

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI