Flash

Olivia Rodrigo flet për mungesën e saj në Met Gala

Lapsi.al 2 June 2026

Këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo vendosi të mos marrë pjesë në Met Gala 2026, pavarësisht se ndodhej në New York dhe madje mori pjesë në një nga festat pas eventit.

Në një intervistë për podcastin e The New York Times, “Popcast”, Rodrigo u shpreh se moda nuk është pasioni i saj kryesor.

“Unë nuk jam vërtet një vajzë e modës. Në fakt, nuk jam fare e tillë,” tha artistja.

Kur moderatorët i kujtuan se shumë prej të ftuarve në Met Gala nuk janë domosdoshmërisht njerëz të modës, 23-vjeçarja shpjegoi se tashmë është në një fazë tjetër të karrierës së saj.

“Ky është albumi im i tretë dhe nuk ndiej më nevojën të bëj gjëra që nuk më sjellin gëzim, që nuk më frymëzojnë ose nuk përputhen me vlerat e mia,” deklaroi ajo.

Rodrigo shtoi se pjesëmarrja në evente të tilla “nuk është më aq argëtuese apo emocionuese sa dikur” dhe pranoi se tani mund të jetë më përzgjedhëse në vendimet që merr.

Këngëtarja ka marrë pjesë tri herë në Met Gala, me paraqitjen e saj të fundit në vitin 2023. Megjithatë, këtë vit ajo u pa në festën pas eventit të organizuar nga Saint Laurent, ku veshi një fustan vintage të dizajnuar nga Vivienne Westwood.

Së fundmi, Rodrigo është përfshirë edhe në një debat lidhur me fustanet stil “babydoll” që ka veshur gjatë performancave të saj.

Duke folur për kritikat, ajo tha se nuk e kishte konsideruar aspak paraqitjen e saj si provokuese.

“Nuk mendoja se dukesha seksi me atë veshje. Mendova se dukej shumë bukur. Ndihesha si Kathleen Hanna ose Courtney Love, njerëz që i konsideroj heronjtë e mi,” u shpreh këngëtarja.

Në fund, Rodrigo bëri një deklaratë të fortë lidhur me reagimet që mori:

“Mendoj se kjo tregon se sa shumë e kemi normalizuar pedofilinë në kulturën tonë.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI